Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Mirësevini në Gramsh

AGRO GRAMSH

Festivali Lokal i Bujqësisë dhe Ushqimit në Gramsh! Agro Gramshi do të bashkojë prodhues dhe prodhuese të zonës me qëllim promovimin e produkteve vendase. Një event që synon rritjen e bashkëpunimit mes bizneseve, blerësve dhe prodhuesve të Gramshit dhe të gjithë zonave përreth. Në këtë festival do të mund të shijoni prodhime tradite dhe plot aktivitete argëtuese për të gjithë familjen.

Share and Enjoy !

Shares

Gjatë takimit dy ditor me Kryeministrin Rama patëm mundësinë të prezantonim ecurinë e buxhetit, punët dhe investimet e parashikuara për bashkinë tonë.

📌Bazuar në kërkesat e komunitetit dhe konsulentimeve, kemi kryer investime atje ku ndërhyrjet kanë qënë më emergjente dhe do të vazhdojmë të kryejmë të tjera investime në bashkëpunim me entet qeveritare dhe shoqatat e huaja për të investuar në sa më shumë projekte që kemi planifikuar. Një bilanc i mirë i menaxhimit të buxhetit për bashkinë tonë janë treguesit se punë më të mira na presin💪

#ShqipëriaEArdhmjaJonë🇦🇱

#SkaKohëPërPushim💪

#Bashkë_për_Gramshin🤝

Share and Enjoy !

Shares

Kanioni i Holtës

📌Kanioni i Holtës është formuar nga erozioni i lumit të Holtës, shtrihet përgjatë 3 kilometrave, me shpatet e luginës që arrijnë deri në 100-150 m dhe me thellësi të ujit që shkon deri në 2-3 m.
Kanioni ka shpate të thepisura të mbushura me shpella karstike, si dhe gropa me ujëra termale🏊.
Brenda kanionit nga njëra anë përshkojnë rrymat e ujrave të ftohtë që zbresin nga malet e Poroçanit dhe fare pak metra më tutje, në rrëzë të shkëmbit, burojnë ujrat termale të ngrohta me ngjyrën dhe erën e tyre karakteristike.
Shumë afër tij do të gjeni restorante me gatime tipike të zonës.
Ngjyrat e shumta e bëjnë këtë bukuri natyrore një destinacion të paharrueshëm vetëm 1 orë e 30 minuta larg Tiranës.

Eja_në_Gramsh🙋‍♂️

Visit_Gramsh🇪🇺🇦🇱

Share and Enjoy !

Shares

Planin Vendor i Veprimit për Barazinë Gjinore 2022 – 2024

Bashkia Gramsh po përgatit Planin Vendor të Veprimit për Barazinë Gjinore 2022 – 2024, një dokument i rëndësishëm për përparimin drejt barazisë gjinore dhe plotësimin e angazhimit publik të ndërmarrë nga Kryetari i Bashkisë z. Klodian Taçe, nëpërmjet nënshkrimit të Kartës Evropiane për Barazi të grave dhe burrave në jetën vendore. Bashkia Gramsh e ka nënshkruar Kartën Evropiane për Barazi, të përgatitur nga Këshilli i Bashkive dhe Rajoneve të Evropës (CEMR) në 30 qershor 2021, duke u renditur kështu bashkia e katërmbëdhjetë në vend që e kanë nënshkruar Kartën Evopiane për Barazi.  Planit Vendor i Veprimit për Barazinë Gjinore 2022 – 2024   po përgatitet me një metodologji gjithëpërfshirëse, duke filluar nga: analiza dhe përshkrimi i situatës, përcaktimi i fushave kryesore të ndërhyrjes, konsultimet paraprake brenda bashkisë, përgatitja e draft dokumentit, si dhe konsultime me palët e interesuara dhe grupet e interesit, në përfundim të të cilave do të bëhet edhe kostimi i dokumentit, për ta përcjellë më pas për miratim në Këshillin Bashkiak. Deri tani janë organizuar dy konsultime, përkatësisht në datat: 23 mars 2022, me 15 pjesëmarrëse e pjesëmarrës nga bashkia, njësitë administrative, shëndetësia, etj., si dhe në datën 5 prill 2022 me antaret e Komisionit për Barazinë Gjinore në Këshillin Bashkiak. Dokumenti do të qëndrojë i hapur për komente dhe konsultim publlik deri në datën 31 maj 2022. I gjithë procesi i përgatitjes së Planit  Vendor të Veprimit 2022 – 2024, po mbështetet nga UN Women Shqipëri në kuadër të Projektit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Bashkimi Evropian për Barazinë Gjinore në Shqipëri: “Zbatimi i Kuadrit Ligjor (Acquis) të Bashkimit Evropian për Barazinë Gjinore” (EU4GE), që po zbatohet nga UN Women dhe UNFPA dhe financohet nga Bashkimi Evropian, përmes Fondit të Përshpejtimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.

Share and Enjoy !

Shares

Të nderuar bashkëqytetarë

Në mbështetje të udhëzimit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit “Për Nevoja të Mbrojtjes të Mjedisit, Parandalimin e Ndotjes në Mjedis dhe Përmirësimin e Cilësisë së Ajrit”, ju rikujtojmë se e djela e parë e këtij muaji vjen pa makina🚫🚘 në Gramsh ♻️✅🟢☘️.
Realizimi i një dite pa makina jo vetëm do ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit,por do te sensibilizoj njerëzit që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, të cilat janë shkaktarët kryesor të ndotjes së ajrit .
#Bashkia _Gramsh_në_Mbrojtje _të Mjedisit✅🌳🌴

Share and Enjoy !

Shares

“Mësuesi i mirë është si qiriri – konsumon veten për t’i ndriçuar rrugën të tjerëve.

Ishte dita për t’ju thënë edhe një herë faleminderit mësuesve të cilët kanë dalë në pension: Nefail Çoniku, Adriatik Ibrahimi, Niaz Elezi, Xhevit Dede, Liri Zyka, Ferruze Kala, Zengjine Buzani, Bashkim Jonuzi, Mane Buzani, Vjoleta Nishku🙏 të cilët më shumë se katër dekada të jetës ja dedikuan misionit të tyre fisnik në përgatitjen e brezave të ardhshëm të qytetit tonë.

Respekt dhe mirënjohje për të gjithë ju🙏

Share and Enjoy !

Shares