Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Administrata e bashkisë

Administrata e bashkisë

Administrata vendore, rregullon dhe administron ushtrimin e funksioneve të veta në mënyrë të plotë dhe të pavarur, në përputhje me Kushtetutën, Kartën Europiane të Autonomisë Vendore dhe ligjet në fuqi. Ajo ushtron funksionet e veta duke respektuar politikat kombëtare dhe rajonale dhe vepron në bazë të parimit të autonomisë vendore,si dhe akteve ligjore të mëposhtme:
Ligjin Nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligji Nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, Ligji Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligji Nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”.

Struktura organizative dhe niveli i pagave  :

Rregullorja e organizimit dhe funksionimit të administratës.

Orari zyrtar: 08:00-16:00, E Hëne-Premte
Adresa: Bashkia Gramsh, Blv 10 Korriku,Sheshi Kamber Dyrmyshi, Gramsh

Detyrat e administratës së njësive administrative (Ligji 139/2015)
Në njësitë administrative funksionon administrata që drejtohet nga administratori.
Administratori emërohet dhe shkarkohet nga kryetari i bashkisë dhe është përgjegjës para tij për funksionimin dhe veprimtarinë e administratës. Administratori duhet të ketë vendbanimin në njësinë administrative përkatëse.
Struktura dhe organika e administratës së njësive administrative janë pjesë të strukturës dhe organikës së administratës së bashkisë.
a) është zyrë e shërbimit për të gjitha procedurat administrative në kompetencën e bashkisë;
b) mbikëqyr territorin për zbatimin e ligjit në të gjitha fushat në kompetencën e bashkisë dhe njofton strukturat kompetente të bashkisë në rast të konstatimit të veprimeve në kundërshtim me ligjin;
c) mbështet punën e strukturave kompetente të bashkisë;
ç) bazuar në vendimmarrjen e kryetarit të bashkisë, mund të administrojë parqet, lulishtet dhe zonat e gjelbëruara;
d) bazuar në vendimmarrjen e kryetarit të bashkisë, mund të administrojë tregjet publike;
dh) bazuar në vendimmarrjen e kryetarit të bashkisë, mund të administrojë këndet e lojërave, terrenet sportive, bibliotekat, shtëpitë dhe klubet e rinisë;
e) përgatit dhe i propozon kryetarit të bashkisë planin për investimet nën juridiksionin e saj territorial, si dhe mbikëqyr, pas miratimit, zbatimin e tyre, sipas ligjit;
ë) propozon, sipas ligjit, emërtimin e rrugëve, shesheve, institucioneve dhe objekteve që janë nën juridiksionin e saj territorial;
f) mbështet, koordinon dhe mbikëqyr veprimtarinë e kryetarëve e të kryesive të fshatrave;
g) i propozon kryetarit të bashkisë dhënien e titujve të nderit dhe stimujve për personat nën juridiksionin e saj territorial;
gj) propozon marrjen e nismave në dobi të komunitetit me mundësi të barabarta dhe përfitime nga të gjithë brenda juridiksionit të saj territorial;
h) kryen çdo funksion tjetër të deleguar nga kryetari i bashkisë.

Njoftime mbi vende të lira pune dhe procedurat e rekrutimit  https://bashkiagramsh.gov.al/?post_type=lsvr_notice

Plani vjetor i pranimeve ne Sherbimin Civil për vitin 2021 :

Ligji nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”:
Formular vetedeklarimi per zbatimin e ligjit 138/2015:  Formular_vetedeklarimi_per_Ligj_nr._138__dt._17.12.2015

Adresat Elektronike e zyrave të bashkisë/njësive administrative/ njësive në varësi të bashkisë.

Share and Enjoy !

Shares