Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Sektori i pastrim-gjelbërimit dhe mirëmbajtja e varrezave

Plani i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve të Ngurta

Shërbimet e sektorëve si : pastrimi, gjelbërimi, mirëmbajtja e varrezave publike dhe dekori në qytet kryhet nga firma “Kurora” shpk. Për këtë qëllim janë lidhur kontrata midis Bashkisë dhe firmës Kurora.

Në sektorin e pastrimit realizohen këto zëra shërbimesh:

  • Fshirja e rrugëve të asfaltuara, shesheve e trotuareve me një sipërfaqe prej 102078 m2
  • Grumbullimi dhe transportimi i mbeturinave urbane 4805 ton në vit
  • Shërbimi i pastrimit në banjot publike për cdo ditë
  • Dizifektimi i kontenierëve e pikave të grumbullimit të mbeturinave urbane për një periudhë 7- mujore Prill – Tetor, me 90 copë kontenier në qytet dhe 11 pika grumbullimi të mbeturinave urbane në lagjet periferike të qytetit
  • Lagia e rrugëve 65000mpër një periudhe 5 (pesë) mujore Maj-Shtator
  • Mbulimi i mbeturinave në fushën e shkarkimit të mbeturinave disa herë në muaj

Në sektorin e gjelbërimit realizohen këto zëra shërbimesh:

  • Pastrime ditore nga mbeturinat, punime, krasitje, ujitje, plehrime ne 2102 copë drure dekorative
  • Pastrime ditore nga mbeturinat, punime, krasitje, ujitje, plerhime në 1080 copë shkurre dekorative
  • Pastrime ditore nga mbeturinat, punime, krasitje, ujitje, plerhime në 1732 ml bordurë të gjelbërta
  • Pastrim e fshirje ditore nga mbeturinat në 2082 m2 rrugë e sheshe
  • Pastrime ditore, punime, mbjellje lule, ujitje, prashitje, plehrime të luleve sezonale në 1600 m2
  • Pastrim ditor, kositje bari, plehrime, ujitje bari dekorativ për 8427 m2
  • Ruajtje objekti, pastrime, fshirje ditore, shërbime në bimësinë e mbjellë në varrezat e dëshmorëve
  • Ruajtje objekti, shërbime në bimësine e mbjellë: pastrime ditore, punime, prashitje, mbjellje farash, fidane, ujitje e plehrime në fidanishte e kelmetore në 3583 m2

Në varrezat publike e dekor realizohen këto zëra shërbimesh:

  • Ruajtja e objektit nga kafshet e keqbërësit
  • Mirëmbajtja e 390 copë drure dekorative me të gjitha shërbimet përkatëse
  • Mirëmbajtja e 710 copë shkurre dekorative me të gjitha shërbimet përkatëse
  • Mirëmbajtja e 500 m luleve sezonale dekorative me të gjitha shërbimet përkatëse
  • Mirëmbajtja e rrugëve shesheve për 2500 m2
  • Mirëmbajtja e sipërfaqes 5800 mme bimë dhe lule natyrale me të gjitha shërbimet
  • Shërbim funeral
  • Dekor i qytetit për festat zyrtare, fetare, datat përkujtimore dhe festat e fundvitit.

Share and Enjoy !

Shares