Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Njoftime

YouthVoices në Gramsh: tre ditë, tre qytete, një zë i përbashkët për të rinjtë

Bashkimi Evropian, Fondatsia Savremennost, YouthVoices, partneri i Ptujit dhe Bashkia Gramsh

YouthVoices në Gramsh: tre ditë, tre qytete, një zë i përbashkët për të rinjtë

Foto e përbashkët e pjesëmarrësve të YouthVoices në Gramsh

Nga 10 deri më 12 nëntor 2026, Bashkia Gramsh priti Konferencën Transnacionale të Nisjes dhe Rrjetëzimit të projektit europian YouthVoices – Strengthening Local Democracy through Youth Engagement and Digital Participation, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian nëpërmjet programit CERV.

Rreth 60 të rinj, mësues dhe përfaqësues të institucioneve vendore nga Gramshi, Botevgradi (Bullgari) dhe Ptuji (Slloveni) u mblodhën në Gramsh rreth një pyetjeje të përbashkët: si mund të kenë të rinjtë një zë të vërtetë në vendimet që prekin jetën e tyre?

Aktiviteti nisi më 10 nëntor me një mbrëmje mirëseardhjeje në Qendrën Kulturore të Fëmijëve. Fyejt e Gramshit, këngët tradicionale dhe vallet e interpretuara nga të rinjtë e qytetit u treguan miqve se në Gramsh tradita dhe e ardhmja ecin dorë për dore.

Konferenca u zhvillua në Pallatin e Kulturës “Thoma Prifti” dhe u hap zyrtarisht më 11 nëntor nga Kryetari i Bashkisë Gramsh, z. Besion Ajazi. Në hapje folën edhe përfaqësuesit e partnerëve: z. Yonko Dodev nga Fondatsia Savremennost dhe znj. Tina Maroh nga Public Institute for Youth, Sports and Tourism Ptuj.

Dy ditë pune dhe dialogu

Gjatë dy ditëve të punës, pjesëmarrësit:

  • Dhanë mendimin e tyre në mënyrë anonime nga telefoni, ndërsa përgjigjet shfaqeshin në kohë reale në ekran.
  • Diskutuan sfidat e pjesëmarrjes rinore në bashkitë e vogla.
  • Morën pjesë në një punëtori për barazinë gjinore, të moderuar nga vajza të reja.
  • Njohën mjete të demokracisë me pjesëmarrje, si këshillat rinorë, buxhetimi me pjesëmarrje dhe asambletë rinore.
  • Testuan njohuritë për vlerat e BE-së në një kuiz digjital dhe hodhën idetë e tyre në “Kutinë e Ideve të Qytetarëve”.
  • Zhvilluan një dialog të hapur me përfaqësuesit e Bashkisë Gramsh.
  • Prezantuan qytetet dhe vendet e tyre në një mbrëmje ndërkulturore.

Përtej sallës së konferencës, delegacionet e njohën Gramshin nga afër. Ato vizituan Kanionin e Holtës, një nga destinacionet turistike më mbresëlënëse të zonës, ku natyra e Gramshit u bë sfondi i bisedave dhe miqësive të reja. Në mbrëmje, miqtë vizituan Muzeun e qytetit, ku u njohën me historinë, traditat dhe trashëgiminë kulturore të Gramshit.

Çfarë solli konferenca për të rinjtë?

Konferenca u dha të rinjve nga Gramshi, Botevgradi dhe Ptuji mundësinë të shprehnin mendimet e tyre përmes mjeteve digjitale, të propozonin ide dhe të diskutonin drejtpërdrejt me përfaqësuesit e Bashkisë Gramsh. Në ditën e fundit, grupet e përziera ndërkombëtare ranë dakord për rekomandime të përbashkëta, të cilat do të përmblidhen në Raportin Fillestar të Nevojave të të Rinjve.

Takimet e ardhshme të projektit

  • Botevgrad, Bullgari – 14–16 prill 2027
  • Ptuj, Slloveni – 24–26 maj 2027
  • Botevgrad, Bullgari – 4–7 qershor 2027, aktiviteti përmbyllës i projektit

Bashkia Gramsh falënderon të gjithë të rinjtë pjesëmarrës, partnerët, Qendrën Kulturore të Fëmijëve, Ansamblin e Pallatit të Kulturës dhe të gjithë ata që e bënë Gramshin shtëpi për miqtë tanë.

Sepse demokracia vendore nis kur një i ri ngre dorën – dhe dikush e dëgjon.

Fotogaleri



YouthVoices – Forcimi i demokracisë vendore përmes angazhimit të të rinjve dhe pjesëmarrjes dixhitale

Co-funded by the European Union – Fondatsia Savremennost – YouthVoices – Javni zavod Ptuj – Bashkia Gramsh

YouthVoices – Forcimi i demokracisë vendore përmes angazhimit të të rinjve dhe pjesëmarrjes dixhitale

Bashkia Gramsh është partnere në projektin YouthVoices, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian nëpërmjet programit Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat (CERV). Projekti zbatohet nga 1 gusht 2026 deri më 31 korrik 2027 nga Fondatsia Savremennost (Botevgrad, Bullgari – koordinator), Bashkia Gramsh (Shqipëri) dhe Javni zavod Ptuj (Slloveni).

Objektivat

  • Të rrisë pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrjen vendore
  • Të shkëmbejë praktika të mira mes Gramshit, Botevgradit dhe Ptujit: këshilla rinore, buxhetim me pjesëmarrje, asamble rinore
  • Të promovojë mjetet dixhitale për pjesëmarrjen qytetare
  • Të sigurojë pjesëmarrje të barabartë të vajzave dhe grave të reja

Rezultatet e pritshme

  • 4 takime ndërkombëtare në Gramsh, Botevgrad dhe Ptuj
  • Raporti fillestar për nevojat e të rinjve
  • Rekomandime të përbashkëta për autoritetet vendore
  • Rrjete më të forta mes të rinjve, shkollave, shoqërisë civile dhe institucioneve

Financimi i BE-së: 38.055 € (grant me shumë fikse), nga të cilat deri në 10.100 € për aktivitetet e Bashkisë Gramsh.

Kontakt: Sajmir Xharo, Koordinator i projektit – sajmir.xharo@bashkiagramsh.gov.al, +355 68 508 6196


YouthVoices – Strengthening Local Democracy through Youth Engagement and Digital Participation

Gramsh Municipality is a partner in the YouthVoices project, co-funded by the European Union through the Citizens, Equality, Rights and Values (CERV) programme. The project runs from 1 August 2026 to 31 July 2027 and is implemented by Fondatsia Savremennost (Botevgrad, Bulgaria – coordinator), Gramsh Municipality (Albania) and Javni zavod Ptuj (Slovenia).

Objectives

  • Increase the participation of young people in local decision-making
  • Exchange good practices between Gramsh, Botevgrad and Ptuj: youth councils, participatory budgeting, youth assemblies
  • Promote digital tools for civic participation
  • Ensure the equal participation of girls and young women

Expected results

  • 4 international meetings in Gramsh, Botevgrad and Ptuj
  • An Initial Youth Needs Report
  • Joint recommendations for local authorities
  • Stronger networks between young people, schools, civil society and institutions

EU funding: EUR 38,055 (lump-sum grant), of which up to EUR 10,100 for the activities of Gramsh Municipality.

Contact: Sajmir Xharo, Project Coordinator – sajmir.xharo@bashkiagramsh.gov.al, +355 68 508 6196

Co-funded by the European Union. Views and opinions expressed are however those of the author(s) only and do not necessarily reflect those of the European Union or the European Education and Culture Executive Agency (EACEA). Neither the European Union nor the granting authority can be held responsible for them.

NJOFTIM MBI REZULTATET E “Verifikimi Paraprak – Nëntor 2026”

Verifikimi Paraprak – Nëntor 2026

8 dokumente
▼