Ditë: 18 Nëntor 2026
Pyetësor për qytetarët: Gramshi digjital ndërtohet me mendimin tuaj
Pyetësor për qytetarët – Na ndihmoni të ndërtojmë shërbime digjitale më të mira për GramshinPYETËSOR · EU4MUNICIPALITIES
👁 Shiko pyetësorin✕ Mbyll
👁 Shiko pyetësorin✕ Mbyll
Pyetësor për qytetarët
Na ndihmoni të ndërtojmë shërbime digjitale më të mira për Gramshin!
Bashkia Gramsh po përgatit një projekt në kuadër të programit EU4Municipalities, të financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti synon:
- një faqe të re zyrtare interneti të Bashkisë;
- raportimin online të problemeve në lagje dhe fshatra (ndriçim, rrugë, ujë, mbetje);
- një faqe turistike me hartë digjitale të Gramshit.
Mendimi juaj na ndihmon t’i ndërtojmë këto shërbime sipas nevojave reale të qytetarëve, bizneseve dhe vizitorëve.
Si mund ta plotësoni pyetësorin?
Me kod QR
Skanoni kodin me kamerën e telefonit dhe hapni formularin direkt.
Në letër
Shkarkoni pyetësorin, plotësojeni dhe dorëzojeni te stafi i njësisë administrative.
Çfarë përfshin pyetësori?
Faleminderit për kontributin tuaj! · Bashkia Gramsh – Drejtoria e Integrimit Evropian, Projekteve, Performancës dhe Komunikimit