Bashkia në proceset e integrimit Evropian
Ngritja e Këndit të BE-së Gramsh:
Në kuadër të projektit “Bashkitë për në Evropë”, financuar nga Bashkimi Evropian, është ngritur dhe funksionin Këndi i BE-së pranë Bashkisë Gramsh.
Këndi i BE-së, në 61 bashkitë në vend do të shërbejë si pikë ndërlidhjeje me BE-në për të informuar qytetarët dhe punonjësit e bashkisë mbi BE-në, politikat dhe programet e saj.
Funksioni i këndit të BE-së:
Koordinim të brendshëm për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave, trainim për politikat e BE-së dhe aksesi në fondet IPA.
Kanal komunikimi ndërmjet komunitetit, Qeverisë dhe BE-së për çështjet e BE-së në interes të komunitetit.
Një qendër informimi e bashkisë ku publiku të mund të marrë informacion për çështjet, Programet e BE-së, etj
Organizim eventesh për çështjet e BE-së/Ditët e BE,së Ditët Kombëtare të Vendeve Anëtare, etj.