Sherbimet qe kryhen nga ZGJC
- Te dhena mbi popullsine e rrethit Gramsh
- Numri i popullsise ne rrethin e Gramshit eshte 35 343 banore
- Numri total i familjeve ne rrethin e Gramshit eshte 10988 familje
- Numri i banoreve ne qytetin e Gramshit eshte 14000 banore
- Shërbimet qe ofron zyra e gjendjes civile
- Lejë banimiPër të tërhequr Gjëndjen Civile nga një qytet në një qytet tjetër ose nga fshati në qytet nevojiten këto dokumenta :* kërkese me shkrim
* çertifikatë familjare
* vërtetim nga Rajoni ku banon
* kontratë qiraje e noterizuar ose vërtetim pronësie
* mandat arkëtimi (1000 lek te cilat derdhen në llogari të bashkisë)Pasi plotësohen këto dokumenta, qytetari paraqitet në Zyrën e Gjëndjes Civile ku nëpunësi pasi bindet për dokumentat bën protokollimin dhe sistemimin e tyre, i jep qytetarit 2 formularë nga të cilët :* një kopje i dërgohet Zyrës së Gjendjes Civile (vendbanimit te mëparshëm të qytetarit)
* një kopje tjetër i dërgohet degës së Mobilizimit për të kryer ndryshimet në Evidencën ushtarake nga mosha 16-55 vjeçPasi kthehen përgjigjet e shkresave, Zyra e Gjendjes Civile kryhen veprimet ne rregjistrat themeltarë, indekse dhe statistikë.2. Rregjistrimi i martesësMartesa rregjistrohet në Zyrën e Gjëndjes Civile të vendbanimit të nuses ose të dhëndrit.* Për lidhje martese duhet që bashkëshortet, si vajza dhe djali të kenë mbushur moshën 18 vjeç* Përpara lidhjes së matëses, nënpunësi i Gjëndjes Civile bën shpalljen e saj. Për këtë duhet të paraqiten pranë zyrës të dy bashkëshortët të cilët duhen të paraqitin një kërkesë dhe dy çertifikata lindje me shënimin “për shpallje martese”
* Lidhja e martesës (celebrimi) bëhet pas 10 ditësh. Të dy bashkëshortët duhet të dorëzojnë çertifikatë për lidhje martese me fotografi. Afati i lidhjes së martese është deri 1 vit nga dita e shpalljes së martesës.Në rastin kur njeri nga bashkëshortët është shtetas i huaj dhe lidhja e martesës bëhet pranë një zyre të gjëndjes civile në Shqipëri, proçedura është e njëjtë:* Të dy bashkëshortët duhet të jenë prezent për shpalljen e martesës, shtetasi i huaj duhet të ketë çertifikatë lindje dhe një dokument nga gjëndja civile e qytetit ku jeton, ku të vërtetohet leja e martesës, që ai ose ajo është i lirë për të kryer martesë.
* Këto dokumenta duhet të jenë të legalizuara nga ambasada apo konsullata shqiptare në vendin respektiv, dhe me vendet që kanë hyrë në Konventën e Hagës duhet vulë Apostile.* E njëjta proçedurë ndiqet edhe për lidhje martese të një shtetasi(e) në një vend të huaj. Edhe në këtë rast bëhet shpallja e martesës në gjëndjen civile në Korçë dhe mbas afatit 11ditor, personi i interesuar pajiset me një çertifikatë lindje për lidhje martese në shtetin tjetër.3. Ndarje familjare dhe bashkim familjarÇdo shtetas i veçantë që shkëputet nga familja e tij dhe bashkohet me një familje tjetër ose krijon një ekonomi familjare të veçantë, të ndarë nga familja e parë, ka të drejtë të kërkojë që të regjistrohet në fletën e familjes me të cilën bashkohet, ose në një fletë tjetër si familje e veçantë.
Dokumentat që duhen për ndarje familjare janë :* kërkesë ku të vihet adresa dhe arsyeja e ndarjes apo bashkimit familjar
* çertifikatë familjare
* vërtetim nga rajoni (ku të bëhet shënim nga kryetari i rajonit që të bëhet ndarja familjare)Për bashkim familjar duhen nga të dy palët nga një kërkesë, nga një çertifikate familjare si dhe mendimi nga rajoni.
Dokumentat dorëzohen në Zyrën e Gjëndjes Civile tek nënpunësi përkatës.4. Ndërrim emri ose mbiemriÇdo shtetas ka të drejtë të ndryshojë emrin ose mbiemrin jo më shumë se një herë, me përjashtim të rasteve kur shtetasi kërkon të rimarrë emrin ose mbiemrin e rregjistruar në aktin e lindjes. Kërkuesi në këtë rast paraqet kërkesën në Zyrën e Gjëndjes Civile ku figuron i rregjistruar në të cilën duhet të shënojë shkaqet për ndërrim emri ose mbiemri, emri ose mbiemri i ri që ka zgjedhur, bashkë me një çertifikatë të kësaj zyre (për ndërrim emri, çertifikatë lindje), dhe pasi ndërron mbiemrin çertifikate familjare.
Shtetasi ka të drejtë të kërkojë veprime mbi moshën 18 vjec.
Ndërrimi i emrit apo mbiemrit të prindërve shtrihet edhe te fëmijët nën 14 vjec, kur fëmija ka mbushur moshën 14 vjec duhet të merret edhe pëlqimi i tij.
Ndërrimi i emrit apo mbiemrit bëhet në Zyrën e Gjëndjes Civile me procesverbal, ku bëhet edhe në rregjistrat themeltare.
Dokumentat per ndërrim emri, mbiemri :* kërkesë
* vërtetim nga prokuroria
* vërtetim nga gjykata
* çertifikatë lindje me foto5. Rregjistrim lindjeLindja rregjistrohet në Zyrën e Gjëndjes Civile ku kanë vendbanimin prindërit.
Për çdo lindje që regjistrohet brenda 60 nga dita e lindjes për fëmijët e lindur në shqipëri dhe 90 ditë për fëmijët e lindur jashtë prindërit përfitojnë shpërblim 5000 lek.
Dokumenti i lëshuar nga Zyra e Gjëndjes Civile pasi përkthehet vuloset nga konsullata ose Ambasada Shqiptare dhe e atij vendi.
Shtetet që kanë hyrë në Konventën e Hagës iu vihet vula Apostile.
Rregjistrimin e fëmijës e bën një nga prindërit ose në mungesë të tyre një i afërm me dokument identifikimi.
Emrin e fëmijës e caktojnë prindërit Prindërve ju jepen dy çertifikata një për shpërblim dhe një për efekt dokumenti.6. Rregjistrim vdekjeVdekja mbahet në Zyrën e Gjëndjes Civile ku ka vendbanimin personi i vdekur. Afati i rregjistrimit të vdekjes është 10 ditë për vdekjet e ndodhura brenda shtetit, dhe 30 për ato jashtë vendit.
Përmbajtjen e aktvdekjes e plotësohet në skedë nga mjeku i cili shënon shkakun e vdekjes. Mbahet aktvdekja nga nëpunësi i Zyrës së Gjëndjes Civile dhe jepen dy çertifikata vdekjeje, një për shpenzime varrimi dhe një për pagese varrimi si dhe leja e varrimit.* Ç’rregjistrimi në Zyrën e Gjëndjes Civile bëhet nga një pjesëtar i familjes ose një i afërm.
* Përsa i përket vdekjeve aksidentale plotësohet një skedë nga mjeku ligjor.
* Në rast se kalon afati i mbajtjes së aktit të vdekjes, ajo bëhet me vendim gjykate.Për informacione të mëtejshme drejtohuni pranë Zyrës së Gjendjes Civile ose pranë Sportelit të Informacionit.
- Tarifat e sherbimit nga Zyra e Gjendjes Civile
Sherbimet qe ofrohen nga Zyrat e Gjendjes Civile kryhen kundrejt nje pagese sipas tarifave te miratuara nga legjislacioni ne fuqi.