Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Njoftime

SONDAZH PËR PËRCAKTIMIN E PRIORITETEVE TË KOMUNITETIT TE BASHKISE GRAMSH

Të nderuar qytetarë!
Ky pyetsor (instrument i vezhgimit) na ndihmon që mendimi juaj të konsiderohet në buxhetin e vitit 2024.
Pyetsori organizohet nga Këshilli i Bashkisë Gramsh dhe do të jetë i hapur deri me 28 Shkurt 2023.
Rezultatet e sondazhit do të përdoren nga Këshilli Bashkiak për t’i rekomanduar administratës një listë prioritetesh për buxhetin e vitit 2024. Gjithashtu, rezultatet e sondazhit, do te përdoren në proçesin e vendimarrjes për projekt-buxhetin 2024-2026 të Bashkisë Gramsh. 
Rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të Bashkisë Gramsh, në rubrikën – Këshilli Bashkiak.

Klikoni Linkun

https://forms.office.com/Pages/ResponsePage.aspx?id=nWQNBpMs0kSCAKPrnzxBYM5fRq2zZDlGgFO_DdUlX4hUNEFGU0FaN0VRRENKUkZMRE03VEwwSzQ0RC4u

Buxheti dhe Paketa Fiskale 2023

Ftojmë të gjitha Bizneset që operojnë në Bashkinë Gramsh, të na bashkohen në degjesën publike që do organizohet në datë 07/12/2022, ora 17:00, në Qendrën Kulturore të Fëmijëve Gramsh.

Kalendari i Dëgjesave Publike

Emërtimi Data OraVendi
Dëgjesa Publike me Bizneset07.12.202217:00QKF
Dëgjesa Publike ne Nja Kodovjat , Kukur
Dëgjesa Publike me banorët 09.12.202216:30QKF

Share and Enjoy !

Shares

Planin Vendor i Veprimit për Barazinë Gjinore 2022 – 2024

Bashkia Gramsh po përgatit Planin Vendor të Veprimit për Barazinë Gjinore 2022 – 2024, një dokument i rëndësishëm për përparimin drejt barazisë gjinore dhe plotësimin e angazhimit publik të ndërmarrë nga Kryetari i Bashkisë z. Klodian Taçe, nëpërmjet nënshkrimit të Kartës Evropiane për Barazi të grave dhe burrave në jetën vendore. Bashkia Gramsh e ka nënshkruar Kartën Evropiane për Barazi, të përgatitur nga Këshilli i Bashkive dhe Rajoneve të Evropës (CEMR) në 30 qershor 2021, duke u renditur kështu bashkia e katërmbëdhjetë në vend që e kanë nënshkruar Kartën Evopiane për Barazi.  Planit Vendor i Veprimit për Barazinë Gjinore 2022 – 2024   po përgatitet me një metodologji gjithëpërfshirëse, duke filluar nga: analiza dhe përshkrimi i situatës, përcaktimi i fushave kryesore të ndërhyrjes, konsultimet paraprake brenda bashkisë, përgatitja e draft dokumentit, si dhe konsultime me palët e interesuara dhe grupet e interesit, në përfundim të të cilave do të bëhet edhe kostimi i dokumentit, për ta përcjellë më pas për miratim në Këshillin Bashkiak. Deri tani janë organizuar dy konsultime, përkatësisht në datat: 23 mars 2022, me 15 pjesëmarrëse e pjesëmarrës nga bashkia, njësitë administrative, shëndetësia, etj., si dhe në datën 5 prill 2022 me antaret e Komisionit për Barazinë Gjinore në Këshillin Bashkiak. Dokumenti do të qëndrojë i hapur për komente dhe konsultim publlik deri në datën 31 maj 2022. I gjithë procesi i përgatitjes së Planit  Vendor të Veprimit 2022 – 2024, po mbështetet nga UN Women Shqipëri në kuadër të Projektit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Bashkimi Evropian për Barazinë Gjinore në Shqipëri: “Zbatimi i Kuadrit Ligjor (Acquis) të Bashkimit Evropian për Barazinë Gjinore” (EU4GE), që po zbatohet nga UN Women dhe UNFPA dhe financohet nga Bashkimi Evropian, përmes Fondit të Përshpejtimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.

Share and Enjoy !

Shares