Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Mirësevini në Gramsh

Implementimi i projektit për monitorimin me kamera sigurie …

📌Bashkia Gramsh në bashkpunim me Komisariatin e Policis Gramsh👮‍♂️ka implementuar projektin për monitorimin me kamera📹 sigurie në të gjitha kryqëzimet e qytetit si dhe në disa institucione publike🏫 që ndodhen në juridiksionin e Bashkisë tonë duke përfshirë dhe një sistem monitorimi 24 orëshe pranë sallës operative të komisariatit.Vendosja e këtyre kamerave ka si qëllim rritjen e sigurisë publike, zbulimin e aktiviteteve të ndaluara me ligj dhe dhunën ndaj pronës së përbashkët🛑. Me këto investime dhe nisma të përbashkëta synojmë rritjen e sigurisë publike. #Siguria_publike_na_shërben_të_gjithëve🤝.

Share and Enjoy !

Shares

Festivali Mbarëkombëtar i Valles “Dyshja na Bashkon”

Nën mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Kosovës për herë të parë 🇽🇰 në Prishtinë u zhvillua Festivali Mbarëkombëtar i Valles “Dyshja na Bashkon”, ku mori pjesë dhe Qendra Kulturore e Fëmijëve “Adem Hoxha Gramsh “Ronela Murati dhe Emilia Duzha morën çmimin “ Vallja dyshe më e mirë vajzash”💃Suksese dy artisteve tona në përçimin e traditës dhe kulturës tonë.

Share and Enjoy !

Shares

PYETËSOR PËR VLERËSIMIN E KËNAQËSISË QYTETARE PËR SHËRBIMIN E MENAXHIMIT TË MBETJEVE NË BASHKINË GRAMSH

Të dashur ❤️ bashkëqytetar!➡️Bashkia Gramsh e shikon përmirësimin e cilësisë së shërbimit të menaxhimit të mbetjeve, të lidhur ngushtë me angazhimin e qytetarëve. Për këtë është përgatitur një pyetësor për t’u njohur me mendimin e qytetarëve për mënyrat e ofrimit të shërbimit të pastrimit, ide për përmirësim edhe më tej të shërbimit, në funksion të një mjedisi më të pastër dhe cilësie jete më të lartë. ➡️Kërkojmë bashkëpunimin Tuaj për plotësimin e pyetësorit, linku bashkangjitur, për të vlerësuar performancën e shërbimit të pastrimit dhe për ta përmirësuar me tej atë, sipas nevojave Tuaja.

https://eur02.safelinks.protection.outlook.com/…

Ju falenderojmë 🙏🏻për bashkëpunimin.

Share and Enjoy !

Shares

Finalja e Volejbollit

Finalja e Volejbollit

Në kuadër të javës së Flamurit, Bashkia Gramsh në bashkëpunim me Këshillin Rinor dhe gjimnazin e qytetit “Shefqet Guzi”, organizuan për 4 ditë rradhazi Kampionatin e Volejbollit ku 8 skuadra zhvilluan ndeshjet midis tyre në pallatin e sportit.

Aktivitete të tilla do të zhvillohen dhe muajt në vazhdim duke i orientuar të rinjtë drejt aktiviteteve sportive, kulturore dhe dijes.

#Nentori

#Muaji_i_aktiviteteve

Share and Enjoy !

Shares

Fshati Siman NJA Skënderbegas

Prej muajsh tashmë jemi maksimalisht të angazhuar me të gjitha mjetet për të mirëmbajtur, pastruar dhe hapur rrugë të reja në zonat e thella rurale.

Fshati i radhës në të cilin Bashkia Gramsh po kryen punimet për të hapur rrugën është fshati Siman në Njësin Administrative Skënderbegas, një fshat i largët dhe me terren mjaft të vështirë.

Kjo rrugë do i shërbejë disa dhjetra banorëve të këtij fshati si dhe fshatrave të zonës së Skraparit e cila do të lehtësoj komunikimin me qytetin e Gramshit.

#SkaKohëPërPushim

#GRAMSHI_QË_DUAM

Share and Enjoy !

Shares

Në nderim të Veteranëve të LANÇ – it

Qëndra Kulturore e Fëmijëve në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve zhvilloi sot aktivitetin “Nderojmë Veteranët e LANÇ – it”

Në nderim të veteranëve, fort të nderuarve Gani Bengu, Alo Qose, Qemal Brace, Nazif Kurti, File Lemnusha u shfaq edhe një dokumentar mbi jetën, aktivitetin e tyre patriotik e shoqëror ndër vite.

Lavdi dhe respekt për të gjithë ata që kontribuan dhe derdhën gjakun e tyre për çlirimin e atdheut

Në fund të aktivitetit u ndan dhe çmimet e ekspozitës së fëmijëve të shkollave 9-Vjeçare “Liria në ëndrrat e mia” ku çmimi special iu akordua nxënëses së talentuar Ersa Shtylla.

#Nentori

#Muaji_i_aktiviteteve

Share and Enjoy !

Shares

Fjala Artistike

Në pallatin e kulturës “Thoma Prifti”, u organizua nga stafi i pallatit të kulturës aktiviteti i rradhës me temë “Fjala Artistike”, në kuadër të festave të Nëntorit .

Gjatë këtij aktiviteti nxënësit e gjimnazit të qytetit, na ofruan emocione të shumta me recitime poezish, tregimesh të poetëve dhe shkrimtarëve të njohur shqipëtar dhe ese të përgatitura nga vet nxënësit, me tema patriotike.

Falenderojmë gjithë pjesëmarrësit, organizatorët dhe dashamirësit e fjalës artistike, që ishin prezent në aktivitet.

Ju mirëpresim në aktivitetet e rradhës!

Share and Enjoy !

Shares

Homazhe në nder të dëshmorëve të atdheut!

Të nderuar qytetarë!
Me rastin e festave të  Nëntorit  Bashkia Gramsh sëbashku me Organizatën e Veteranëve të LANÇ-it dhe Organizatën e Familjeve të Dëshmorëve të Atdheut, organizojnë ditën e hënë, datë 29 Nëntor 2021, ora  10:00, te Varrezat e Dëshmorëve, homazhe në nder të dëshmorëve të atdheut.

Jeni të mirëpritur të nderojmë sëbashku dëshmorët tanë! 

Share and Enjoy !

Shares