Gjatë takimit dy ditor me Kryeministrin Rama patëm mundësinë të prezantonim ecurinë e buxhetit, punët dhe investimet e parashikuara për bashkinë tonë.
Bazuar në kërkesat e komunitetit dhe konsulentimeve, kemi kryer investime atje ku ndërhyrjet kanë qënë më emergjente dhe do të vazhdojmë të kryejmë të tjera investime në bashkëpunim me entet qeveritare dhe shoqatat e huaja për të investuar në sa më shumë projekte që kemi planifikuar. Një bilanc i mirë i menaxhimit të buxhetit për bashkinë tonë janë treguesit se punë më të mira na presin