Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Author: bashkia gramsh

Fjala Artistike

Në pallatin e kulturës “Thoma Prifti”, u organizua nga stafi i pallatit të kulturës aktiviteti i rradhës me temë “Fjala Artistike”, në kuadër të festave të Nëntorit .

Gjatë këtij aktiviteti nxënësit e gjimnazit të qytetit, na ofruan emocione të shumta me recitime poezish, tregimesh të poetëve dhe shkrimtarëve të njohur shqipëtar dhe ese të përgatitura nga vet nxënësit, me tema patriotike.

Falenderojmë gjithë pjesëmarrësit, organizatorët dhe dashamirësit e fjalës artistike, që ishin prezent në aktivitet.

Ju mirëpresim në aktivitetet e rradhës!

Share and Enjoy !

Shares

Homazhe në nder të dëshmorëve të atdheut!

Të nderuar qytetarë!
Me rastin e festave të  Nëntorit  Bashkia Gramsh sëbashku me Organizatën e Veteranëve të LANÇ-it dhe Organizatën e Familjeve të Dëshmorëve të Atdheut, organizojnë ditën e hënë, datë 29 Nëntor 2021, ora  10:00, te Varrezat e Dëshmorëve, homazhe në nder të dëshmorëve të atdheut.

Jeni të mirëpritur të nderojmë sëbashku dëshmorët tanë! 

Share and Enjoy !

Shares

Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë

📌15 Tetori njihet në gjithë botën si dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë e cila simbolizon përpjekjet e personave të verbër për përmirësimin e standartit të të drejtave të tyre. Në kuadër të kësaj dite si dhe dëgjesave publike që bashkia kryhen për buxhetin e vitit 2022 zhvilluam një takimë me antarë të Shoqatës të Verbërve në bashkinë tonë si dhe familjarë të tyre mbi problematikat që shqetësojnë këtë komuntet.

Share and Enjoy !

Shares

Njoftim

📌 Njoftim
Ditën e Enjte, datë 14.10.2021, ora 17:00, ftojmë të gjithë bizneset që operojnë në Bashkinë Gramsh 🤝 për të diskutuar mbi hartimin e Paketës Fiskale 2022.

📍Takimi do organizohet në sallën e dëgjesave në Pallatin e Kulturës “Thoma Prifti”.

Pjesëmarrja dhe mendimi juaj 💭është shumë i nevojshëm dhe mjaft i rëndësishëm 🙏🏻 për hartimin e Paketës Fiskale për vitin e ardhshëm.

Ftojmë cdo të interesuar të marrë pjesë 🤗

#bashkiagramsh

Share and Enjoy !

Shares