KRITERET, PROCEDURAT DHE DOKUMENTACIONI PER PËRFITIMIN E NDIHMËS EKONOMIKE, PAK
Perfitojne ndihme ekonomike:
- a) familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme;
- b) jetimët të cilët nuk janë në institucione;
- c) prindërit e fëmijëve të lindur trinjakë e më shumë njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë;
ç) viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore deri në çastin e punësimit të tyre;
- d) viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.
- Për të përfituar ndihmë ekonomike kryefamiljari, së bashku me bashkëshorten paraqesin kërkesën pranë administratorit shoqëror të seksioneve të ndihmës dhe shërbimeve shoqërore në bashki/komunë, ku kanë vendbanimin, së bashku me:
- a) Kopjen e kartës së identitetit të aplikantit dhe kopje të kartave të identitetit të anëtarëve të tjerë të familjes që kanë karta identiteti;
- b) Certifikatën familjare që lidhet me regjistrin e familjes për të gjithë ata persona që janë pjesë e së njëjtës gjendje familjare;
- c) Dokumente të tjera të nevojshme, për të përcaktuar të ardhurat familjare;
ç) Vërtetimin e trajtimit në institucionet e përkujdesjes shoqërore, për rastet e parashikuara në shkronjën “ç” të pikës 2 të këtij vendimi, të lëshuar brenda 30 ditëve të fundit;
- d) Urdhrin e mbrojtjes ose urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes, për rastet e parashikuara në shkronjën “d” të pikës 2 të këtij vendimi;
- dh) Vërtetimin e gjykatës që bashkëshortët e familjes që paraqitet për të përfituar ndihmë ekonomike janë në proces zgjidhjeje martesore;
- e) Kopjen e noterizuar për statusin e jetimit, sipas kërkesave të parashikuara në ligjin “Për statusin e jetimit”, të ndryshuar, për rastet e parashikuara në shkronjën “b” të pikës 2 të këtij vendimi;
ë) Kopjen e vërtetimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, për familjet që në përbërje të tyre kanë invalidë pune apo persona me aftësi të kufizuara që përfitojnë pagesë për aftësinë e kufizuar, përfshirë edhe dokumentet e tjera të përcaktuara në pikën 2 të këtij vendimi.
- f) Certifikatën e pronësisë, të lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme apo aktin e marrjes në pronësi ose në përdorim të tokës (tapinë e tokës), për zonat ku regjistrimi i pronësisë nuk ka përfunduar ende.
- Kërkesa dhe dokumentacioni i parashikuar në pikën 2 të këtij vendimi, paraqitet e ndarë nga secili bashkëshort, për rastet kur janë në proces zgjidhjeje martese dhe ende nuk ka një vendim gjykate të formës së prerë.
- Administratori, në prani të kryefamiljarit dhe bashkëshortes, plotëson:
- a) formularët për aplikim për ndihmë ekonomike, sipas shtojcës 1, që është pjesë përbërëse e këtij vendimi dhe përmbledh informacionin për:
- i) demografinë e familjes, arsimin dhe punësimin;
- ii) llojin e banesës;
iii) pasuritë/asetet shtëpiake;
- iv) të ardhurat nga programet e mbrojtjes shoqërore dhe të ardhurat e tjera. Ky formular plotësohet një herë në vit;
- b) deklaratën, sipas shtojcës 2, që është pjesë përbërëse e vendimit të përfitimit të ndihmës ekonomike dhe që plotësohet çdo 3 (tre) muaj.
- Administratorët shoqërorë janë të detyruar që dokumentet e përcaktuara në pikën 2të këtij vendimi, t’i ruajnë sipas legjislacionit për ruajtjen e dokumentacionit.
- Ndryshimi i vendbanimit shoqërohet me transferim të ndihmës ekonomike brenda zonave të pilotimit.
- Përjashtohen nga përfitimi i ndihmës ekonomike familjet, të cilat kanë në përbërje të tyre edhe një anëtar të vetëm që plotëson kushtet e mëposhtme:
- a) Ndarjen e qëllimshme të anëtarëve të familjes, kur nuk krijohet një kurorë e re, me përjashtim të rastit vajzë nënë.
- b) Moslejimin e verifikimit të situatës sociale ekonomike në familje, edhe pas njoftimit të dytë nga ana e administratorit shoqëror.
- Pas plotësimit të formularit “Aplikim për ndihmë ekonomike”, administratori shoqëror në bashki/komunë, brenda 10 (dhjetë) ditëve të para të çdo muaji, hedh në Regjistrin Kombëtar elektronik të dhënat e familjeve/individëve pretendues për ndihmë ekonomike
- Vendimi për trajtimin me ndihmë ekonomike përcaktohet duke përdorur një formulë të vazhdueshme, që përfshin parametra të lidhur në mënyrë empirike me vlerësimin e situatës ekonomike të familjeve, të tilla si: kushtet e jetesës, zotërimi i pasurive, të ardhurat nga remitancat. Formula e pikëzuar merr parasysh karakteristikat e ndryshme strukturore të familjeve urbane dhe rurale.
Ndihma ekonomike mund të jetë në masë të plotë ose të pjesshme. Përllogaritja e masës së ndihmës ekonomike, për familjet e përzgjedhura në bazë të formulës së pikëzimit, bëhet sipas udhëzimit të miratuar nga Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
- Masa e plotë e ndihmës ekonomike për familjen, pavarësisht nga përbërja e saj, nuk mund të jetë më e lartë se 8 000 (tetë mijë) lekë në muaj.
- Masa e ndihmës ekonomike, në muaj, për prindërit e fëmijëve të lindur:
- a) trinjakë, është 3000 (tri mijë) lekë për çdo fëmijë;
- b) katërnjakë, është 4000 (katër mijë) lekë për çdo fëmijë;
- c) pesënjakë, është 5000 (pesë mijë) lekë për çdo fëmijë.
- Masa e ndihmës ekonomike për viktimat e trafikimit është 3000 (tri mijë) lekë në muaj. Kjo ndihmë ekonomike përfitohet pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore, deri në çastin e punësimit të tyre.
- Masa e ndihmës ekonomike për viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare është 3000 (tri mijë) lekë në muaj. Kjo ndihmë ekonomike përfitohet gjatë periudhës së vlefshmërisë të urdhrit të mbrojtjes ose urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, të përcaktuar në vendimin e gjykatës.
- Për anëtarin e familjes në nevojë, që është person me aftësi të kufizuara, invalid pune, nuk llogaritet masë ndihme ekonomike në strukturën e masës së ndihmës ekonomike për familjen.
- Kur në përbërjen e strukturës së re, për efekt të llogaritjes së masës së ndihmës ekonomike, mbetet vetëm një anëtar, masa e ndihmës ekonomike për këtë të fundit është ajo e llogaritur për këtë anëtar.
PAK
- Kriteret dhe grupet, që përfitojnë pagesën e aftësisë së kufizuar
- Personat, të cilëve u është kufizuar aftësia, si pasojë e dëmtimeve fizike, shqisore, të intelektit, psikiko/mendore, të lindura apo të fituara gjatë jetës nga aksidente, sëmundje, të përkohshme apo të përhershme, që nuk vijnë nga shkaqe, që lidhen me punësimin, e vërtetuar kjo nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), përfitojnë pagesë për shkak të aftësisë së kufizuar.
- Personat, paraplegjikë e tetraplegjikë, të cilët deklarohen, me vendim të Komisionit Mjekësor të Përcaktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), se janë bërë të tillë, pavarësisht nga shkaku dhe mosha, përfitojnë pagesë për shkak të aftësisë së kufizuar.
- Personat me aftësi të kufizuar, të përcaktuar në pikat 1 e 2 të këtij vendimi, të cilët, me vendim të komisioneve mjekësore të caktimit të aftësisë për punë, përcaktohen se kanë nevojë për përkujdesje, përfitojnë edhe një kujdestar me pagesë.
- Personave me aftësi të kufizuara, sipas pikave 1 dhe 2 të këtij vendimi, të cilët komisionohen për herë të parë në KMCAP, u lind e drejta e përfitimit të pagesës dy muaj pas marrjes së vendimit nga ky komision.
III. Procedurat dhe dokumentacioni për përfitimin e pagesës për aftësi të kufizuar
- Personat, që kërkojnë të komisionohen për vlerësimin e aftësisë së kufizuar, duhet të paraqesin në seksionet e ndihmës dhe të përkujdesjes shoqërore të bashkisë/komunës, dokumentacionin e mëposhtëm:
- a) Certifikatën e gjendjes familjare;
- b) Certifikatën personale me fotografi;
- c) Vendimin e mëparshëm të KMCAP-it, i cili vërteton shkallën e aftësisë së kufizuar të personit;
ç) Fletëdrejtimin për në KMCAP, kur personi komisionohet për herë të parë;
- d) Epikrizën përcjellëse, sa herë rikomisionohet.
- Kur personi me aftësi të kufizuara, i cili, me vendim të komisionit mjekësor, përcaktohet se ka nevojë për përkujdesje, përveç dokumentacionit të përcaktuar në pikën 19, duhet të paraqesë edhe këto dokumente shtesë:
- a) Certifikatën personale, me fotografi, të personit kujdestar;
- b) Deklaratën/vendimin gjyqësor, për kujdestarin e zgjedhur nga personi me aftësi të kufizuara;
- c) Raportin mjeko-ligjor, që vërteton se kujdestari është i aftë, fizikisht dhe mendërisht.
- Personat me aftësi të kufizuara, të cilët ndjekin shkollën e mesme apo shkollën e lartë, me apo pa shkëputje nga puna, përveç dokumentacionit të përcaktuar në pikën 19, duhet të paraqesin edhe dokumentet e mëposhtme:
- a) Vërtetimin e nënshkruar nga titullari dhe sekretari i shkollës, ku të shënohen:
- i) Emri i personit që ndjek shkollën;
- ii) Lloji i arsimit që ndjek, ku përcaktohet, nëse është cikël shkollor, normal ose i përsëritur;
iii) Vitin shkollor.
- b) Vërtetimin e nënshkruar nga titullari dhe sekretari i shkollës për frekuentimin e shkollës nga personi përfitues (çdo tre muaj).
- c) Kopjen e noterizuar të dëftesës shkollore të çdo viti dhe kopjen e noterizuar të diplomës në mbarim të shkollës së mesme apo të lartë, si dhe kopje të dëshmive të kurseve kualifikimit.
ç) Vërtetimin se ka shlyer detyrimet për çdo sezon, për shkollën e lartë, pa shkëputje nga puna.
- Personat me aftësi të kufizuara, të cilët vazhdojnë studimet pasuniversitare, përveç dokumentacionit të përcaktuar në pikën 19, duhet të paraqesin edhe dokumentet e mëposhtme:
- a) Vërtetimin nga institucioni ku vazhdon studimet pasuniversitare, në të cilin të jenë përcaktuar emri i personit, lloji i studimit dhe kohëzgjatja.
- b) Vërtetimin nga titullari i institucionit, për frekuentimin e studimeve. Kur studimet zgjasin me shumë se 6 muaj, vërtetimi duhet të paraqitet një herë në tre muaj.
- c) Kopjen e noterizuar të diplomës apo të dëshmisë së përfundimit të studimeve pasuniversitare ose të mbrojtjes së gradës shkencore.
► Kur personi meP.A.K I cili me vendim te K.M.C.A.P. përcaktohe tse ka nevojë për kujdestar përveç dokumentacionit të mësipërm duhen edhe këto dokumente shtesë.
Certifikate familjare e personit kujdestar.
Deklaratë noteriale e personit te zgjedhur si kujdestar
Raport mjekoligjor që vërteton që kujdestari është i aftë fizikisht e mendërisht.
Fotokopje e kartes se identitetit te personit kujdestar.
VERBERIA
- Personat që plotësojnë kërkesat e ligjit nr.8089, datë 28.3.1996 “Për statusin e të verbrit”, duhet të paraqesin kërkesën e tyre për trajtim pranë seksionit të ndihmës ekonomike dhe të përkujdesit shoqëror, në njësinë administrative ku ata janë banorë të regjistruar sipas gjendjes civile.
- Krahas kërkesës për trajtim, pretenduesi duhet të paraqesë edhe dokumentet e tjera si më poshtë:
- a) Certifikatë personale me fotografi, e cila ripërtërihet çdo fillim viti.
- b) Vendimin mjekësor të lëshuar nga KMPV, kur personi është komisionuar pas 1 janarit 2001 apo vendimi mjekësor i lëshuar nga KMCAP para 1 janarit 2001, në të cilin të jetë përcaktuar:
- i) Shkalla e paaftësisë (grupi i parë ose i dytë);
- ii) Përqindja e shikimit;
iii) Nevoja për kujdestar.
- c) Kopjen e librezës së punës të noterizuar ose vërtetimin e arkivit, kur ai ka qenë në marrëdhënie pune me kooperativën bujqësore.
- d) Deklaratën noteriale mes të verbrit dhe kujdestarit, si dhe adresën e kujdestarit.
- e) Certifikatën familjare, kur kujdestari i të verbrit është pjesëtar i familjes.
- f) Certifikatën e kujdestarit me fotografi, kur kujdestari është i zgjedhur jashtë familjes.
- Si kujdestar i personit të verbër mund të jetë prindi i tij, një pjesëtar tjetër i familjes ose person i zgjedhur nga i verbri, me kusht që kujdestari të ketë zotësi të plotë për të vepruar. Kujdestari duhet të pajiset me raport mjekësor, i cili duhet të përsëritet çdo vit.
- Nëse personi i verbër nuk ka zotësi të plotë për të vepruar, kujdestari i të verbrit zgjidhet nga prindi ose kujdestari ligjor, në ngarkim të të cilit është i verbëri. Kur prindërit janë të divorcuar kujdestari përcaktohet nga prindi, të cilit, me vendim gjykate, i është dhënë përgjegjësia prindërore ndaj tij.
- Masa e përfitimit për shkak të verbërisë, sipas përcaktimit të pikës 4 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.277, datë 18.6.1997, (i ndryshuar) është 8700 lekë në muaj. Masa e përfitimit për kujdestarinë është e njëjtë, pra 8700 lekë në muaj.
- Pagesa e përfitimit për shkak të verbërisë, si dhe ajo e përfitimit të kujdestarisë bëhet çdo muaj. Tërheqja e pagesës mund të bëhet nga:
- a) vetë i verbri; ose
- b) kujdestari me dokument identiteti ose certifikatë me fotografi.
Kur i verbri dhe kujdestari i tij nuk paraqiten në muajin përkatës për të tërhequr pagesën, atëherë pagesa mund të tërhiqet nga një pjesëtar tjetër i familjes i pajisur me prokurë të posaçme për këtë veprim.
- Nxënësit e verbër që vazhdojnë shkollat e mesme ose kurse kualifikimi, vetëm për një shkollë, përfitojnë dyfishin e pagesës së përcaktuar në pikën 4 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.277, datë 18.6.1997, i ndryshuar, pra në masën 17 400 lekë në muaj.
- Studentët e verbër të shkollave të larta, ose që përfshihen në studimet pasuniversitare, ose të verbrit që kanë mbrojtur gradën “Doktor i shkencave”, përfitojnë trefishin e pagesës për shkak të verbërisë, të përcaktuar në pikën 4 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.277, datë 18.6.1997 (i ndryshuar), në masën 26 100 lekë në muaj.
- Për përfitimin e pagesës për shkak të verbërisë, të verbrit nxënës, që vazhdojnë shkollat e mesme, të larta dhe studimet pasuniversitare, kanë të drejtë të marrin pagesën e verbërisë deri në përfundimin e ciklit shkollor. Pagesa që përfiton i verbri për gradën “Doktor i shkencave”, është e pëhershme.
- Të verbrit që vazhdojnë shkollën e mesme, të lartë, studimet pasuniversitare, për përfitimin e pagesës për shkak të verbërisë, duhet të paraqesin këto dokumente:
- a) Vërtetim të firmosur nga titullari dhe sekretari i shkollës, i cili të përmbajë emrin e përfituesit, llojin e arsimit që ndjek, vitin shkollor, nëse është cikël normal me korrespondencë apo i përsëritur.
- b) Vërtetim të formosur nga titullari dhe sekretari i shkollës për frekuentimin e shkollës nga përfituesi për çdo 3 muaj, për të verbrit që vazhdojnë shkollën me korrespondencë të paraqitet vërtetim që ka shlyer detyrimet para çdo sezoni.
- c) Kopjen e noterizuar të dëftesës së shkollës të çdo viti për shkollën e mesme dhe kopjen e noterizuar të diplomës në mbarim të shkollës së lartë.
INVALIDI I PUNES
Dokumentacioni i nevojshem per perfitimin e shteses sei nvaliditetit
BazaligjoreLigjiNr7889 dt.14012.1994 indryshuarV.K.MNr869 dt.18.06.2008
Dokumetat enevojshëm
- Kerkese me shkrim
- Certifikate personale me fotografi
- Raporti i K.M.C.A.P. me vulë të njomë i shoqëruar me formularin tip nga Dega e Sigurimeve Shoqërore ku përcaktohet grupi i invaliditetit.