Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Author: bashkia gramsh

Thirrje për aplikim Gramsh_UNW

UN Womennë bashkëpunim me BashkinëGramsh, në kuadër të projektit të përbashkët “Bashkimi Evropian për Barazinë Gjinore në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Evropian përmes Fondit të Përshpejtimit të Objektivave të Zhvillimit të Qendrueshëm për Shqipërinë,po zbaton një ndërhyrje për mbështetjen ekonomike dhe fuqizimin e grave në Bashkinë Gramsh në fushën e bletarisë dhebimëve aromatike dhe mjekësore….

Share and Enjoy !

Shares

Planin Vendor i Veprimit për Barazinë Gjinore 2022 – 2024

Bashkia Gramsh po përgatit Planin Vendor të Veprimit për Barazinë Gjinore 2022 – 2024, një dokument i rëndësishëm për përparimin drejt barazisë gjinore dhe plotësimin e angazhimit publik të ndërmarrë nga Kryetari i Bashkisë z. Klodian Taçe, nëpërmjet nënshkrimit të Kartës Evropiane për Barazi të grave dhe burrave në jetën vendore. Bashkia Gramsh e ka nënshkruar Kartën Evropiane për Barazi, të përgatitur nga Këshilli i Bashkive dhe Rajoneve të Evropës (CEMR) në 30 qershor 2021, duke u renditur kështu bashkia e katërmbëdhjetë në vend që e kanë nënshkruar Kartën Evopiane për Barazi.  Planit Vendor i Veprimit për Barazinë Gjinore 2022 – 2024   po përgatitet me një metodologji gjithëpërfshirëse, duke filluar nga: analiza dhe përshkrimi i situatës, përcaktimi i fushave kryesore të ndërhyrjes, konsultimet paraprake brenda bashkisë, përgatitja e draft dokumentit, si dhe konsultime me palët e interesuara dhe grupet e interesit, në përfundim të të cilave do të bëhet edhe kostimi i dokumentit, për ta përcjellë më pas për miratim në Këshillin Bashkiak. Deri tani janë organizuar dy konsultime, përkatësisht në datat: 23 mars 2022, me 15 pjesëmarrëse e pjesëmarrës nga bashkia, njësitë administrative, shëndetësia, etj., si dhe në datën 5 prill 2022 me antaret e Komisionit për Barazinë Gjinore në Këshillin Bashkiak. Dokumenti do të qëndrojë i hapur për komente dhe konsultim publlik deri në datën 31 maj 2022. I gjithë procesi i përgatitjes së Planit  Vendor të Veprimit 2022 – 2024, po mbështetet nga UN Women Shqipëri në kuadër të Projektit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Bashkimi Evropian për Barazinë Gjinore në Shqipëri: “Zbatimi i Kuadrit Ligjor (Acquis) të Bashkimit Evropian për Barazinë Gjinore” (EU4GE), që po zbatohet nga UN Women dhe UNFPA dhe financohet nga Bashkimi Evropian, përmes Fondit të Përshpejtimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.

Share and Enjoy !

Shares

Të nderuar bashkëqytetarë

Në mbështetje të udhëzimit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit “Për Nevoja të Mbrojtjes të Mjedisit, Parandalimin e Ndotjes në Mjedis dhe Përmirësimin e Cilësisë së Ajrit”, ju rikujtojmë se e djela e parë e këtij muaji vjen pa makina🚫🚘 në Gramsh ♻️✅🟢☘️.
Realizimi i një dite pa makina jo vetëm do ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit,por do te sensibilizoj njerëzit që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, të cilat janë shkaktarët kryesor të ndotjes së ajrit .
#Bashkia _Gramsh_në_Mbrojtje _të Mjedisit✅🌳🌴

Share and Enjoy !

Shares