“Mësuesi i mirë është si qiriri – konsumon veten për t’i ndriçuar rrugën të tjerëve.
Ishte dita për t’ju thënë edhe një herë faleminderit mësuesve të cilët kanë dalë në pension: Nefail Çoniku, Adriatik Ibrahimi, Niaz Elezi, Xhevit Dede, Liri Zyka, Ferruze Kala, Zengjine Buzani, Bashkim Jonuzi, Mane Buzani, Vjoleta Nishku të cilët më shumë se katër dekada të jetës ja dedikuan misionit të tyre fisnik në përgatitjen e brezave të ardhshëm të qytetit tonë.
Respekt dhe mirënjohje për të gjithë ju