Mirësevini në Gramsh
Të nderuar bashkëqytetarë
Në mbështetje të udhëzimit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit “Për Nevoja të Mbrojtjes të Mjedisit, Parandalimin e Ndotjes në Mjedis dhe Përmirësimin e Cilësisë së Ajrit”, ju rikujtojmë se e djela e parë e këtij muaji vjen pa makina në Gramsh
.
Realizimi i një dite pa makina jo vetëm do ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit,por do te sensibilizoj njerëzit që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, të cilat janë shkaktarët kryesor të ndotjes së ajrit .
#Bashkia _Gramsh_në_Mbrojtje _të Mjedisit

“Mësuesi i mirë është si qiriri – konsumon veten për t’i ndriçuar rrugën të tjerëve.
Ishte dita për t’ju thënë edhe një herë faleminderit mësuesve të cilët kanë dalë në pension: Nefail Çoniku, Adriatik Ibrahimi, Niaz Elezi, Xhevit Dede, Liri Zyka, Ferruze Kala, Zengjine Buzani, Bashkim Jonuzi, Mane Buzani, Vjoleta Nishku të cilët më shumë se katër dekada të jetës ja dedikuan misionit të tyre fisnik në përgatitjen e brezave të ardhshëm të qytetit tonë.
Respekt dhe mirënjohje për të gjithë ju





















Vendimet e Këshillit
Vendimet e Këshillit 2024
Implementimi i projektit për monitorimin me kamera sigurie …
Bashkia Gramsh në bashkpunim me Komisariatin e Policis Gramsh
ka implementuar projektin për monitorimin me kamera
sigurie në të gjitha kryqëzimet e qytetit si dhe në disa institucione publike
që ndodhen në juridiksionin e Bashkisë tonë duke përfshirë dhe një sistem monitorimi 24 orëshe pranë sallës operative të komisariatit.Vendosja e këtyre kamerave ka si qëllim rritjen e sigurisë publike, zbulimin e aktiviteteve të ndaluara me ligj dhe dhunën ndaj pronës së përbashkët
. Me këto investime dhe nisma të përbashkëta synojmë rritjen e sigurisë publike. #Siguria_publike_na_shërben_të_gjithëve
.








Festivali Mbarëkombëtar i Valles “Dyshja na Bashkon”
Nën mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Kosovës për herë të parë në Prishtinë u zhvillua Festivali Mbarëkombëtar i Valles “Dyshja na Bashkon”, ku mori pjesë dhe Qendra Kulturore e Fëmijëve “Adem Hoxha Gramsh “Ronela Murati dhe Emilia Duzha morën çmimin “ Vallja dyshe më e mirë vajzash”
Suksese dy artisteve tona në përçimin e traditës dhe kulturës tonë.




PYETËSOR PËR VLERËSIMIN E KËNAQËSISË QYTETARE PËR SHËRBIMIN E MENAXHIMIT TË MBETJEVE NË BASHKINË GRAMSH
Të dashur bashkëqytetar!
Bashkia Gramsh e shikon përmirësimin e cilësisë së shërbimit të menaxhimit të mbetjeve, të lidhur ngushtë me angazhimin e qytetarëve. Për këtë është përgatitur një pyetësor për t’u njohur me mendimin e qytetarëve për mënyrat e ofrimit të shërbimit të pastrimit, ide për përmirësim edhe më tej të shërbimit, në funksion të një mjedisi më të pastër dhe cilësie jete më të lartë.
Kërkojmë bashkëpunimin Tuaj për plotësimin e pyetësorit, linku bashkangjitur, për të vlerësuar performancën e shërbimit të pastrimit dhe për ta përmirësuar me tej atë, sipas nevojave Tuaja.
https://eur02.safelinks.protection.outlook.com/…
Ju falenderojmë për bashkëpunimin.
Finalja e Volejbollit
Finalja e Volejbollit
Në kuadër të javës së Flamurit, Bashkia Gramsh në bashkëpunim me Këshillin Rinor dhe gjimnazin e qytetit “Shefqet Guzi”, organizuan për 4 ditë rradhazi Kampionatin e Volejbollit ku 8 skuadra zhvilluan ndeshjet midis tyre në pallatin e sportit.
Aktivitete të tilla do të zhvillohen dhe muajt në vazhdim duke i orientuar të rinjtë drejt aktiviteteve sportive, kulturore dhe dijes.
Fshati Siman NJA Skënderbegas
Prej muajsh tashmë jemi maksimalisht
të angazhuar me të gjitha mjetet
për të mirëmbajtur, pastruar dhe hapur rrugë të reja në zonat e thella rurale.
Fshati i radhës në të cilin Bashkia Gramsh po kryen punimet për të hapur rrugën është fshati Siman në Njësin Administrative Skënderbegas, një fshat i largët dhe me terren mjaft të vështirë.
Kjo rrugë do i shërbejë disa dhjetra banorëve të këtij fshati si dhe fshatrave të zonës së Skraparit e cila do të lehtësoj komunikimin me qytetin e Gramshit.
Në nderim të Veteranëve të LANÇ – it
Qëndra Kulturore e Fëmijëve në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve zhvilloi sot aktivitetin “Nderojmë Veteranët e LANÇ – it”
Në nderim të veteranëve, fort të nderuarve Gani Bengu, Alo Qose, Qemal Brace, Nazif Kurti, File Lemnusha u shfaq edhe një dokumentar mbi jetën, aktivitetin e tyre patriotik e shoqëror ndër vite.
Lavdi dhe respekt për të gjithë ata që kontribuan dhe derdhën gjakun e tyre për çlirimin e atdheut
Në fund të aktivitetit u ndan dhe çmimet e ekspozitës së fëmijëve të shkollave 9-Vjeçare “Liria në ëndrrat e mia” ku çmimi special iu akordua nxënëses së talentuar Ersa Shtylla.