Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Author: bashkia gramsh

Administratorët e Njësive Adminsitrative

Njësia Administrative Administratori
Pishaj Endri Mema
Porocan Oligert Kllogjeri
Sult Niko Miraka
Kodovjat Aldo Tafa
Kukur Luan Zani
Lenije Artin Bici
Skënderbegas Mirgen Çela
Kushovë Durim Zani
Tunjë Ramis Zenuni

Share and Enjoy !

Shares

Te pastrehet

Situata e te pastrehëve.

Numri total i aplikimeve për strehim social per strehim ne njesine tone vendore eshte 410 megjithese ka akoma te pastrehe qe nuk kane aplikuar per nje banese. Ne kemi evidentuar rreth 54 te pastrehe qe ende nuk kane paraqitur nje kerekese per strehim.

Kategorite  qe kane  aplikuar  per nje banese :

  1. Gratë kryefamiljare: 2
  2. Familjet me një prind: 4
  3. Familjet me shumë fëmijë: 17
  4. Të moshuarit: 16
  5. Personat me aftësi të kufizuara(PAK): 27
  6. Çiftet e reja: 0
  7. Familjet që kanë ndryshuar vendbanim: 4
  8. Jetimët: 0
  9. Emigrantët e rikthyer: 2
  10. Punëtorët emigrant: 0
  11. Azil –kërkuesit: 0
  12. Familjet e policëve të rënë në detyrë: 0
  13. Viktima të dhunës në familje: 0
  14. Familje Rome:1
  15. Familjet Egjiptiane: 53
  16. Përfituesit e ndihmës ekonomike: 181
  17. Grupe të tjera(specifiko): 0
  18. Asnjë grup: 0
  19. Nuk di: 0
  20. Deri tani 12 familje kanë përfituar strehim duke marrë kredi me interes të ulët në masën 3%. Kjo ka filluar nga viti 2010 deri në vitin 2013. Sipas  viteve kanë lidhur kontrata  dhe janë paraqitur pranë BKT-së si me poshte:
  • Në vitin 2010 janë 2 familje
  • Në vitin 20111 janë 4 familje
  • Në vitin 2013 janë 3 familje
  • Në vitin 2013 janë 3 familje

Sikurse dihet këto u ndërprenë dhe pas kësaj periudhe e deri tani nuk kemi. Në total për Bashkinë Gramsh janë programuar 78  kredi për blerje banesa në tregun e lirë,nga të cilët janë lidhur 12 kontrata dhe mbeten edhe 66  të tilla në rast se do të vazhdoje ky program.

Pesë problemet kryesore që hasim në sigurimin e strehimit në njësinë tone vendore.

  1. Mungesa e fondeve për ndërtimin  e banesave për të pastrehët mendojmë se është problemi më kryesor
  2. Bashkia nuk ka ambiente të tjera të cilat mund ti kthejë në fond banese e të përdoren për strehim.
  3. Mungesa e të ardhurave të mjaftueshme për familjet të cilat kërkojnë të aplikojnë për kredi me interes të ulët.Sikurse dihet për të marrë 1+1,2+1,3+1 familjes u kërkohet të kenë një sasi të ardhurash mujore,ku theksojmë se shumica e tyre që kanë aplikuar nuk kanë fare të ardhura ose janë në nivele shumë të ulëta,të cilat nuk pranohen nga Banka kur kërkohet lidhja e kontratës.
  4. Ka shumë familje të cilat mendojnë se kur lidhet kontrata për blerje banese në treg,u kërkohet dhe nuk u lejohet që edhe pas kalimit të një periudhe të caktuar kohore,kur familja ka mundësi të shlyejë kredinë për pjesën e mbetur të kontratës,nga entet nuk lejohet asnjë ndryshim,pra do të respektohet kontrata mbi 20 vjet. Kjo e bën qytetarin (për atë që ka mundësi të paguajë)të pavnedosur dhe largohet nga aplikimi i këtyre programeve.

Share and Enjoy !

Shares

Sherbimet Sociale

KRITERET, PROCEDURAT  DHE DOKUMENTACIONI PER  PËRFITIMIN E NDIHMËS EKONOMIKE, PAK

Perfitojne ndihme ekonomike:

  1. a) familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme;
  2. b) jetimët të cilët nuk janë në institucione;
  3. c) prindërit e fëmijëve të lindur trinjakë e më shumë njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë;

ç) viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore deri në çastin e punësimit të tyre;

  1. d) viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.
  2. Për të përfituar ndihmë ekonomike kryefamiljari, së bashku me bashkëshorten paraqesin kërkesën pranë administratorit shoqëror të seksioneve të ndihmës dhe shërbimeve shoqërore në bashki/komunë, ku kanë vendbanimin, së bashku me:
  3. a) Kopjen e kartës së identitetit të aplikantit dhe kopje të kartave të identitetit të anëtarëve të tjerë të familjes që kanë karta identiteti;
  4. b) Certifikatën familjare që lidhet me regjistrin e familjes për të gjithë ata persona që janë pjesë e së njëjtës gjendje familjare;
  5. c) Dokumente të tjera të nevojshme, për të përcaktuar të ardhurat familjare;

ç) Vërtetimin e trajtimit në institucionet e përkujdesjes shoqërore, për rastet e parashikuara në shkronjën “ç” të pikës 2 të këtij vendimi, të lëshuar brenda 30 ditëve të fundit;

  1. d) Urdhrin e mbrojtjes ose urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes, për rastet e parashikuara në shkronjën “d” të pikës 2 të këtij vendimi;
  2. dh) Vërtetimin e gjykatës që bashkëshortët e familjes që paraqitet për të përfituar ndihmë ekonomike janë në proces zgjidhjeje martesore;
  3. e) Kopjen e noterizuar për statusin e jetimit, sipas kërkesave të parashikuara në ligjin “Për statusin e jetimit”, të ndryshuar, për rastet e parashikuara në shkronjën “b” të pikës 2 të këtij vendimi;

ë) Kopjen e vërtetimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, për familjet që në përbërje të tyre kanë invalidë pune apo persona me aftësi të kufizuara që përfitojnë pagesë për aftësinë e kufizuar, përfshirë edhe dokumentet e tjera të përcaktuara në pikën 2 të këtij vendimi.

  1. f) Certifikatën e pronësisë, të lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme apo aktin e marrjes në pronësi ose në përdorim të tokës (tapinë e tokës), për zonat ku regjistrimi i pronësisë nuk ka përfunduar ende.
  2. Kërkesa dhe dokumentacioni i parashikuar në pikën 2 të këtij vendimi, paraqitet e ndarë nga secili bashkëshort, për rastet kur janë në proces zgjidhjeje martese dhe ende nuk ka një vendim gjykate të formës së prerë.
  3. Administratori, në prani të kryefamiljarit dhe bashkëshortes, plotëson:
  4. a) formularët për aplikim për ndihmë ekonomike, sipas shtojcës 1, që është pjesë përbërëse e këtij vendimi dhe përmbledh informacionin për:
  5. i) demografinë e familjes, arsimin dhe punësimin;
  6. ii) llojin e banesës;

iii) pasuritë/asetet shtëpiake;

  1. iv) të ardhurat nga programet e mbrojtjes shoqërore dhe të ardhurat e tjera. Ky formular plotësohet një herë në vit;
  2. b) deklaratën, sipas shtojcës 2, që është pjesë përbërëse e vendimit të përfitimit të ndihmës ekonomike dhe që plotësohet çdo 3 (tre) muaj.
  3. Administratorët shoqërorë janë të detyruar që dokumentet e përcaktuara në pikën 2të këtij vendimi, t’i ruajnë sipas legjislacionit për ruajtjen e dokumentacionit.
  4. Ndryshimi i vendbanimit shoqërohet me transferim të ndihmës ekonomike brenda zonave të pilotimit.
  5. Përjashtohen nga përfitimi i ndihmës ekonomike familjet, të cilat kanë në përbërje të tyre edhe një anëtar të vetëm që plotëson kushtet e mëposhtme:
  6. a) Ndarjen e qëllimshme të anëtarëve të familjes, kur nuk krijohet një kurorë e re, me përjashtim të rastit vajzë nënë.
  7. b) Moslejimin e verifikimit të situatës sociale ekonomike në familje, edhe pas njoftimit të dytë nga ana e administratorit shoqëror.
  8. Pas plotësimit të formularit “Aplikim për ndihmë ekonomike”, administratori shoqëror në bashki/komunë, brenda 10 (dhjetë) ditëve të para të çdo muaji, hedh në Regjistrin Kombëtar elektronik të dhënat e familjeve/individëve pretendues për ndihmë ekonomike
  9. Vendimi për trajtimin me ndihmë ekonomike përcaktohet duke përdorur një formulë të vazhdueshme, që përfshin parametra të lidhur në mënyrë empirike me vlerësimin e situatës ekonomike të familjeve, të tilla si: kushtet e jetesës, zotërimi i pasurive, të ardhurat nga remitancat. Formula e pikëzuar merr parasysh karakteristikat e ndryshme strukturore të familjeve urbane dhe rurale.

Ndihma ekonomike mund të jetë në masë të plotë ose të pjesshme. Përllogaritja e masës së ndihmës ekonomike, për familjet e përzgjedhura në bazë të formulës së pikëzimit, bëhet sipas udhëzimit të miratuar nga Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

  1. Masa e plotë e ndihmës ekonomike për familjen, pavarësisht nga përbërja e saj, nuk mund të jetë më e lartë se 8 000 (tetë mijë) lekë në muaj.
  2. Masa e ndihmës ekonomike, në muaj, për prindërit e fëmijëve të lindur:
  3. a) trinjakë, është 3000 (tri mijë) lekë për çdo fëmijë;
  4. b) katërnjakë, është 4000 (katër mijë) lekë për çdo fëmijë;
  5. c) pesënjakë, është 5000 (pesë mijë) lekë për çdo fëmijë.
  6. Masa e ndihmës ekonomike për viktimat e trafikimit është 3000 (tri mijë) lekë në muaj. Kjo ndihmë ekonomike përfitohet pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore, deri në çastin e punësimit të tyre.
  7. Masa e ndihmës ekonomike për viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare është 3000 (tri mijë) lekë në muaj. Kjo ndihmë ekonomike përfitohet gjatë periudhës së vlefshmërisë të urdhrit të mbrojtjes ose urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, të përcaktuar në vendimin e gjykatës.
  8. Për anëtarin e familjes në nevojë, që është person me aftësi të kufizuara, invalid pune, nuk llogaritet masë ndihme ekonomike në strukturën e masës së ndihmës ekonomike për familjen.
  9. Kur në përbërjen e strukturës së re, për efekt të llogaritjes së masës së ndihmës ekonomike, mbetet vetëm një anëtar, masa e ndihmës ekonomike për këtë të fundit është ajo e llogaritur për këtë anëtar.

PAK

  1. Kriteret dhe grupet, që përfitojnë pagesën e aftësisë së kufizuar
  2. Personat, të cilëve u është kufizuar aftësia, si pasojë e dëmtimeve fizike, shqisore, të intelektit, psikiko/mendore, të lindura apo të fituara gjatë jetës nga aksidente, sëmundje, të përkohshme apo të përhershme, që nuk vijnë nga shkaqe, që lidhen me punësimin, e vërtetuar kjo nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), përfitojnë pagesë për shkak të aftësisë së kufizuar.
  3. Personat, paraplegjikë e tetraplegjikë, të cilët deklarohen, me vendim të Komisionit Mjekësor të Përcaktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), se janë bërë të tillë, pavarësisht nga shkaku dhe mosha, përfitojnë pagesë për shkak të aftësisë së kufizuar.
  4. Personat me aftësi të kufizuar, të përcaktuar në pikat 1 e 2 të këtij vendimi, të cilët, me vendim të komisioneve mjekësore të caktimit të aftësisë për punë, përcaktohen se kanë nevojë për përkujdesje, përfitojnë edhe një kujdestar me pagesë.
  5. Personave me aftësi të kufizuara, sipas pikave 1 dhe 2 të këtij vendimi, të cilët komisionohen për herë të parë në KMCAP, u lind e drejta e përfitimit të pagesës dy muaj pas marrjes së vendimit nga ky komision.

III. Procedurat dhe dokumentacioni për përfitimin e pagesës për aftësi të kufizuar

  1. Personat, që kërkojnë të komisionohen për vlerësimin e aftësisë së kufizuar, duhet të paraqesin në seksionet e ndihmës dhe të përkujdesjes shoqërore të bashkisë/komunës, dokumentacionin e mëposhtëm:
  2. a) Certifikatën e gjendjes familjare;
  3. b) Certifikatën personale me fotografi;
  4. c) Vendimin e mëparshëm të KMCAP-it, i cili vërteton shkallën e aftësisë së kufizuar të personit;

ç) Fletëdrejtimin për në KMCAP, kur personi komisionohet për herë të parë;

  1. d) Epikrizën përcjellëse, sa herë rikomisionohet.
  2. Kur personi me aftësi të kufizuara, i cili, me vendim të komisionit mjekësor, përcaktohet se ka nevojë për përkujdesje, përveç dokumentacionit të përcaktuar në pikën 19, duhet të paraqesë edhe këto dokumente shtesë:
  3. a) Certifikatën personale, me fotografi, të personit kujdestar;
  4. b) Deklaratën/vendimin gjyqësor, për kujdestarin e zgjedhur nga personi me aftësi të kufizuara;
  5. c) Raportin mjeko-ligjor, që vërteton se kujdestari është i aftë, fizikisht dhe mendërisht.
  6. Personat me aftësi të kufizuara, të cilët ndjekin shkollën e mesme apo shkollën e lartë, me apo pa shkëputje nga puna, përveç dokumentacionit të përcaktuar në pikën 19, duhet të paraqesin edhe dokumentet e mëposhtme:
  7. a) Vërtetimin e nënshkruar nga titullari dhe sekretari i shkollës, ku të shënohen:
  8. i) Emri i personit që ndjek shkollën;
  9. ii) Lloji i arsimit që ndjek, ku përcaktohet, nëse është cikël shkollor, normal ose i përsëritur;

iii) Vitin shkollor.

  1. b) Vërtetimin e nënshkruar nga titullari dhe sekretari i shkollës për frekuentimin e shkollës nga personi përfitues (çdo tre muaj).
  2. c) Kopjen e noterizuar të dëftesës shkollore të çdo viti dhe kopjen e noterizuar të diplomës në mbarim të shkollës së mesme apo të lartë, si dhe kopje të dëshmive të kurseve kualifikimit.

ç) Vërtetimin se ka shlyer detyrimet për çdo sezon, për shkollën e lartë, pa shkëputje nga puna.

  1. Personat me aftësi të kufizuara, të cilët vazhdojnë studimet pasuniversitare, përveç dokumentacionit të përcaktuar në pikën 19, duhet të paraqesin edhe dokumentet e mëposhtme:
  2. a) Vërtetimin nga institucioni ku vazhdon studimet pasuniversitare, në të cilin të jenë përcaktuar emri i personit, lloji i studimit dhe kohëzgjatja.
  3. b) Vërtetimin nga titullari i institucionit, për frekuentimin e studimeve. Kur studimet zgjasin me shumë se 6 muaj, vërtetimi duhet të paraqitet një herë në tre muaj.
  4. c) Kopjen e noterizuar të diplomës apo të dëshmisë së përfundimit të studimeve pasuniversitare ose të mbrojtjes së gradës shkencore.

►    Kur personi meP.A.K I cili me vendim te K.M.C.A.P. përcaktohe tse ka  nevojë për kujdestar   përveç dokumentacionit të mësipërm duhen edhe këto dokumente  shtesë.

Certifikate  familjare  e  personit kujdestar.

Deklaratë noteriale e  personit te zgjedhur  si kujdestar

Raport mjekoligjor që vërteton që kujdestari është i aftë fizikisht e mendërisht.

Fotokopje e  kartes se identitetit te  personit kujdestar.

VERBERIA

  1. Personat që plotësojnë kërkesat e ligjit nr.8089, datë 28.3.1996 “Për statusin e të verbrit”, duhet të paraqesin kërkesën e tyre për trajtim pranë seksionit të ndihmës ekonomike dhe të përkujdesit shoqëror, në njësinë administrative ku ata janë banorë të regjistruar sipas gjendjes civile.
  2. Krahas kërkesës për trajtim, pretenduesi duhet të paraqesë edhe dokumentet e tjera si më poshtë:
  3. a) Certifikatë personale me fotografi, e cila ripërtërihet çdo fillim viti.
  4. b) Vendimin mjekësor të lëshuar nga KMPV, kur personi është komisionuar pas 1 janarit 2001 apo vendimi mjekësor i lëshuar nga KMCAP para 1 janarit 2001, në të cilin të jetë përcaktuar:
  5. i) Shkalla e paaftësisë (grupi i parë ose i dytë);
  6. ii) Përqindja e shikimit;

iii) Nevoja për kujdestar.

  1. c) Kopjen e librezës së punës të noterizuar ose vërtetimin e arkivit, kur ai ka qenë në marrëdhënie pune me kooperativën bujqësore.
  2. d) Deklaratën noteriale mes të verbrit dhe kujdestarit, si dhe adresën e kujdestarit.
  3. e) Certifikatën familjare, kur kujdestari i të verbrit është pjesëtar i familjes.
  4. f) Certifikatën e kujdestarit me fotografi, kur kujdestari është i zgjedhur jashtë familjes.
  5. Si kujdestar i personit të verbër mund të jetë prindi i tij, një pjesëtar tjetër i familjes ose person i zgjedhur nga i verbri, me kusht që kujdestari të ketë zotësi të plotë për të vepruar. Kujdestari duhet të pajiset me raport mjekësor, i cili duhet të përsëritet çdo vit.
  6. Nëse personi i verbër nuk ka zotësi të plotë për të vepruar, kujdestari i të verbrit zgjidhet nga prindi ose kujdestari ligjor, në ngarkim të të cilit është i verbëri. Kur prindërit janë të divorcuar kujdestari përcaktohet nga prindi, të cilit, me vendim gjykate, i është dhënë përgjegjësia prindërore ndaj tij.
  7. Masa e përfitimit për shkak të verbërisë, sipas përcaktimit të pikës 4 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.277, datë 18.6.1997, (i ndryshuar) është 8700 lekë në muaj. Masa e përfitimit për kujdestarinë është e njëjtë, pra 8700 lekë në muaj.
  8. Pagesa e përfitimit për shkak të verbërisë, si dhe ajo e përfitimit të kujdestarisë bëhet çdo muaj. Tërheqja e pagesës mund të bëhet nga:
  9. a) vetë i verbri; ose
  10. b) kujdestari me dokument identiteti ose certifikatë me fotografi.

Kur i verbri dhe kujdestari i tij nuk paraqiten në muajin përkatës për të tërhequr pagesën, atëherë pagesa mund të tërhiqet nga një pjesëtar tjetër i familjes i pajisur me prokurë të posaçme për këtë veprim.

  1. Nxënësit e verbër që vazhdojnë shkollat e mesme ose kurse kualifikimi, vetëm për një shkollë, përfitojnë dyfishin e pagesës së përcaktuar në pikën 4 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.277, datë 18.6.1997, i ndryshuar, pra në masën 17 400 lekë në muaj.
  2. Studentët e verbër të shkollave të larta, ose që përfshihen në studimet pasuniversitare, ose të verbrit që kanë mbrojtur gradën “Doktor i shkencave”, përfitojnë trefishin e pagesës për shkak të verbërisë, të përcaktuar në pikën 4 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.277, datë 18.6.1997 (i ndryshuar), në masën 26 100 lekë në muaj.
  3. Për përfitimin e pagesës për shkak të verbërisë, të verbrit nxënës, që vazhdojnë shkollat e mesme, të larta dhe studimet pasuniversitare, kanë të drejtë të marrin pagesën e verbërisë deri në përfundimin e ciklit shkollor. Pagesa që përfiton i verbri për gradën “Doktor i shkencave”, është e pëhershme.
  4. Të verbrit që vazhdojnë shkollën e mesme, të lartë, studimet pasuniversitare, për përfitimin e pagesës për shkak të verbërisë, duhet të paraqesin këto dokumente:
  5. a) Vërtetim të firmosur nga titullari dhe sekretari i shkollës, i cili të përmbajë emrin e përfituesit, llojin e arsimit që ndjek, vitin shkollor, nëse është cikël normal me korrespondencë apo i përsëritur.
  6. b) Vërtetim të formosur nga titullari dhe sekretari i shkollës për frekuentimin e shkollës nga përfituesi për çdo 3 muaj, për të verbrit që vazhdojnë shkollën me korrespondencë të paraqitet vërtetim që ka shlyer detyrimet para çdo sezoni.
  7. c) Kopjen e noterizuar të dëftesës së shkollës të çdo viti për shkollën e mesme dhe kopjen e noterizuar të diplomës në mbarim të shkollës së lartë.

INVALIDI  I  PUNES 

Dokumentacioni i nevojshem per perfitimin e shteses sei nvaliditetit

BazaligjoreLigjiNr7889 dt.14012.1994 indryshuarV.K.MNr869 dt.18.06.2008

Dokumetat enevojshëm

  • Kerkese me shkrim
  • Certifikate personale me fotografi
  • Raporti i K.M.C.A.P. me vulë të njomë i shoqëruar me formularin tip nga Dega e Sigurimeve Shoqërore ku përcaktohet grupi i invaliditetit.

Share and Enjoy !

Shares

Sherbimet qe kryhen nga ZGJC

  • Te dhena mbi popullsine e rrethit Gramsh
  • Numri i popullsise ne rrethin e Gramshit eshte 35 343  banore
  • Numri total i familjeve ne rrethin e Gramshit eshte 10988 familje
  • Numri i banoreve ne qytetin e Gramshit eshte 14000 banore
  • Shërbimet qe ofron zyra e gjendjes civile
  1. Lejë banimiPër të tërhequr Gjëndjen Civile nga një qytet në një qytet tjetër ose nga fshati në qytet nevojiten këto dokumenta :* kërkese me shkrim
    * çertifikatë familjare
    * vërtetim nga Rajoni ku banon
    * kontratë qiraje e noterizuar ose vërtetim pronësie
    * mandat arkëtimi (1000 lek te cilat derdhen në llogari të bashkisë)Pasi plotësohen këto dokumenta, qytetari paraqitet në Zyrën e Gjëndjes Civile ku nëpunësi pasi bindet për dokumentat bën protokollimin dhe sistemimin e tyre, i jep qytetarit 2 formularë nga të cilët :* një  kopje i dërgohet Zyrës së Gjendjes Civile (vendbanimit te mëparshëm të qytetarit)
    * një kopje tjetër i dërgohet degës së Mobilizimit për të kryer ndryshimet në Evidencën ushtarake nga mosha 16-55 vjeçPasi kthehen përgjigjet e shkresave, Zyra e Gjendjes Civile kryhen veprimet ne rregjistrat themeltarë, indekse dhe statistikë.2. Rregjistrimi i martesësMartesa rregjistrohet në Zyrën e Gjëndjes Civile të vendbanimit të nuses ose të dhëndrit.* Për lidhje martese duhet që bashkëshortet, si vajza dhe djali të kenë mbushur moshën 18 vjeç* Përpara lidhjes së matëses, nënpunësi i Gjëndjes Civile bën shpalljen e saj. Për këtë duhet të paraqiten pranë zyrës të dy bashkëshortët të cilët duhen të paraqitin një kërkesë dhe dy çertifikata lindje me shënimin “për shpallje martese”
    * Lidhja  e martesës (celebrimi) bëhet pas 10 ditësh. Të dy bashkëshortët duhet të dorëzojnë çertifikatë për lidhje martese me fotografi. Afati i lidhjes së martese është deri 1 vit nga dita e shpalljes së martesës.Në rastin kur njeri nga bashkëshortët është shtetas i huaj dhe lidhja e martesës bëhet pranë një zyre të gjëndjes civile në Shqipëri, proçedura është e njëjtë:* Të dy bashkëshortët duhet të jenë prezent për shpalljen e martesës, shtetasi i huaj duhet të ketë çertifikatë lindje dhe një dokument nga gjëndja civile e qytetit ku jeton, ku të vërtetohet leja e martesës, që ai ose ajo është i lirë për të kryer martesë.
    * Këto dokumenta duhet të jenë të legalizuara nga ambasada apo konsullata shqiptare në vendin respektiv, dhe me vendet që kanë hyrë në Konventën e Hagës duhet vulë Apostile.* E njëjta proçedurë ndiqet edhe për lidhje martese të një shtetasi(e) në një vend të huaj. Edhe në këtë rast  bëhet shpallja e martesës në gjëndjen civile në Korçë dhe mbas afatit 11ditor, personi i interesuar pajiset me një çertifikatë lindje për lidhje martese në shtetin tjetër.3.         Ndarje familjare dhe bashkim familjarÇdo shtetas i veçantë që shkëputet nga familja e tij dhe bashkohet me një familje tjetër ose krijon një ekonomi familjare të veçantë, të ndarë nga familja e parë, ka të drejtë të kërkojë që të regjistrohet në fletën e familjes me të cilën bashkohet, ose në një fletë tjetër si familje e veçantë.
    Dokumentat që duhen për ndarje familjare janë :* kërkesë ku të vihet adresa dhe arsyeja e ndarjes apo bashkimit familjar
    * çertifikatë familjare
    * vërtetim nga rajoni (ku të bëhet shënim nga kryetari i rajonit që të bëhet ndarja familjare)Për bashkim familjar duhen nga të dy palët nga një kërkesë, nga një çertifikate familjare si dhe mendimi nga rajoni.
    Dokumentat dorëzohen në Zyrën e Gjëndjes Civile tek nënpunësi përkatës.4.         Ndërrim emri ose mbiemriÇdo shtetas ka të drejtë të ndryshojë emrin ose mbiemrin jo më shumë se një herë, me përjashtim të rasteve kur shtetasi kërkon të rimarrë emrin ose mbiemrin e rregjistruar në aktin e lindjes. Kërkuesi në këtë rast paraqet kërkesën në Zyrën e Gjëndjes Civile ku figuron i rregjistruar në të cilën duhet të shënojë shkaqet për ndërrim emri ose mbiemri, emri ose mbiemri i ri që ka zgjedhur, bashkë me një çertifikatë të kësaj zyre (për ndërrim emri, çertifikatë lindje), dhe pasi ndërron mbiemrin çertifikate familjare.
    Shtetasi ka të drejtë të kërkojë veprime mbi moshën 18 vjec.
    Ndërrimi i emrit apo mbiemrit të prindërve shtrihet edhe te fëmijët nën 14 vjec, kur fëmija ka mbushur moshën 14 vjec duhet të merret edhe pëlqimi i tij.
    Ndërrimi i emrit apo mbiemrit bëhet në Zyrën e Gjëndjes Civile me procesverbal, ku bëhet edhe në rregjistrat themeltare.
    Dokumentat per ndërrim emri, mbiemri :* kërkesë
    * vërtetim nga prokuroria
    * vërtetim nga gjykata
    * çertifikatë lindje me foto5.         Rregjistrim lindjeLindja rregjistrohet në Zyrën e Gjëndjes Civile ku kanë vendbanimin prindërit.
    Për çdo lindje që regjistrohet brenda 60 nga dita e lindjes për fëmijët e lindur në shqipëri dhe 90 ditë për fëmijët e lindur jashtë prindërit përfitojnë shpërblim 5000 lek.
    Dokumenti i lëshuar nga Zyra e Gjëndjes Civile pasi përkthehet vuloset nga konsullata ose Ambasada Shqiptare dhe e atij vendi.
    Shtetet që kanë hyrë në Konventën e Hagës iu vihet vula Apostile.
    Rregjistrimin e fëmijës e bën një nga prindërit ose në mungesë të tyre një i afërm me dokument identifikimi.
    Emrin e fëmijës e caktojnë prindërit Prindërve ju jepen dy çertifikata një për shpërblim dhe një për efekt dokumenti.6.         Rregjistrim vdekjeVdekja mbahet në Zyrën e Gjëndjes Civile ku ka vendbanimin personi i vdekur. Afati i rregjistrimit të vdekjes është 10 ditë për vdekjet e ndodhura brenda shtetit, dhe 30 për ato jashtë vendit.
    Përmbajtjen e aktvdekjes e plotësohet në skedë nga mjeku i cili shënon shkakun e vdekjes. Mbahet aktvdekja nga nëpunësi i Zyrës së Gjëndjes Civile dhe jepen dy çertifikata vdekjeje, një për shpenzime varrimi dhe një për pagese varrimi si dhe leja e varrimit.* Ç’rregjistrimi në Zyrën e Gjëndjes Civile bëhet nga një pjesëtar i familjes ose një i afërm.
    * Përsa i përket vdekjeve aksidentale plotësohet një skedë nga mjeku ligjor.
    * Në rast se kalon afati i mbajtjes së aktit të vdekjes, ajo bëhet me vendim gjykate.Për informacione të mëtejshme drejtohuni pranë Zyrës së Gjendjes Civile ose pranë Sportelit të Informacionit.
  • Tarifat e sherbimit nga Zyra e Gjendjes Civile

Sherbimet qe ofrohen nga Zyrat e Gjendjes Civile kryhen kundrejt nje pagese sipas tarifave te miratuara nga legjislacioni ne fuqi.

Share and Enjoy !

Shares

Sektori i pastrim-gjelbërimit dhe mirëmbajtja e varrezave

Plani i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve të Ngurta

Shërbimet e sektorëve si : pastrimi, gjelbërimi, mirëmbajtja e varrezave publike dhe dekori në qytet kryhet nga firma “Kurora” shpk. Për këtë qëllim janë lidhur kontrata midis Bashkisë dhe firmës Kurora.

Në sektorin e pastrimit realizohen këto zëra shërbimesh:

  • Fshirja e rrugëve të asfaltuara, shesheve e trotuareve me një sipërfaqe prej 102078 m2
  • Grumbullimi dhe transportimi i mbeturinave urbane 4805 ton në vit
  • Shërbimi i pastrimit në banjot publike për cdo ditë
  • Dizifektimi i kontenierëve e pikave të grumbullimit të mbeturinave urbane për një periudhë 7- mujore Prill – Tetor, me 90 copë kontenier në qytet dhe 11 pika grumbullimi të mbeturinave urbane në lagjet periferike të qytetit
  • Lagia e rrugëve 65000mpër një periudhe 5 (pesë) mujore Maj-Shtator
  • Mbulimi i mbeturinave në fushën e shkarkimit të mbeturinave disa herë në muaj

Në sektorin e gjelbërimit realizohen këto zëra shërbimesh:

  • Pastrime ditore nga mbeturinat, punime, krasitje, ujitje, plehrime ne 2102 copë drure dekorative
  • Pastrime ditore nga mbeturinat, punime, krasitje, ujitje, plerhime në 1080 copë shkurre dekorative
  • Pastrime ditore nga mbeturinat, punime, krasitje, ujitje, plerhime në 1732 ml bordurë të gjelbërta
  • Pastrim e fshirje ditore nga mbeturinat në 2082 m2 rrugë e sheshe
  • Pastrime ditore, punime, mbjellje lule, ujitje, prashitje, plehrime të luleve sezonale në 1600 m2
  • Pastrim ditor, kositje bari, plehrime, ujitje bari dekorativ për 8427 m2
  • Ruajtje objekti, pastrime, fshirje ditore, shërbime në bimësinë e mbjellë në varrezat e dëshmorëve
  • Ruajtje objekti, shërbime në bimësine e mbjellë: pastrime ditore, punime, prashitje, mbjellje farash, fidane, ujitje e plehrime në fidanishte e kelmetore në 3583 m2

Në varrezat publike e dekor realizohen këto zëra shërbimesh:

  • Ruajtja e objektit nga kafshet e keqbërësit
  • Mirëmbajtja e 390 copë drure dekorative me të gjitha shërbimet përkatëse
  • Mirëmbajtja e 710 copë shkurre dekorative me të gjitha shërbimet përkatëse
  • Mirëmbajtja e 500 m luleve sezonale dekorative me të gjitha shërbimet përkatëse
  • Mirëmbajtja e rrugëve shesheve për 2500 m2
  • Mirëmbajtja e sipërfaqes 5800 mme bimë dhe lule natyrale me të gjitha shërbimet
  • Shërbim funeral
  • Dekor i qytetit për festat zyrtare, fetare, datat përkujtimore dhe festat e fundvitit.

Share and Enjoy !

Shares

Dokumentacioni per paisjen me leje ndertimi

Dokumentet qe duhet te dorezoje aplikuesi per t’u pajisur me leje ndertimi per ndertime te reja, si dhe per shtesa apo rikonstruksione ne ndertime ekzistuese jane :

  1. Kerkesa per leje ndertimi,sipas formatit te aplikimit, te percaktuar ne sistemin elektronik te lejeve.
  2. Dokumenta qe vertetojne te drejtat pasurore te prones apo pronave qe marrin pjese ne nje zhvillim,perfshire marreveshjet midis pronareve dhe zhvilluesit apo paleve te treta.
  3. Plani i vendosjes se ndertimit mbi fragmentin e hartes ne gjendjen ekzistuese.

ç)  Projekti i ndertimit dhe relacioni perkates.

  1. Grafiku paraprak i punimeve dhe afati i dorezimit te objekteve sipas fazave te zbatimit.
  2. dh)
  3. Deklarata e projektuesit te licensuar sipas formularit te aplikimit, te percaktuar ne sistemin elektronik te lejeve te ndertimit, nepermjet se ciles konfirmohet perputhshmeria e projektit me lejen e zhvillimit, dokumentet e planifikimit e kontrollit te zhvillimit, ne fuqi dhe me legjistlacionin qe rregullon veprimtarine e ndertimit ne Republiken e Shqiperise, perfshire dispozitat antisizmike te sigurise mbrojtes nga zjarri dhe higjeno-sanitare.

ë)  Lejet,licencat,autorizimet apo aktet e miratimit ,te nevojshme per ushtimin e aktivitetit,  ne zbatim te legjistalicionit te posacem per lejet , licensat dhe autorizimet ne rastet kur eshte e nevojshme qe ato te paraqiten perpara marrjes se lejes se ndertimit.

  1. Mandatpagesen/at e tarifes/ave te aplikimit.
  2. Kopje e polices se sigurimit te projektuesve, per mbulimin e pergjegjesive profesionale.

1/1. Projekti i ndertimit hartohet konform kushteve te percaktuara ne lejen e zhvillimit/dokumentet e planifikimit dhe ne baze te tij leshohet leja e ndertimit.Ne varesi te llojit te ndertimit, projekti permban:

i).   projektin arkitektonik, perfshire eleminimin e barrierave arkitektonike, ne rastet kur eshte e detyrueshme me ligj.

ii). projektin konstruktiv.

iii). projektiet e instalimeve hidrosanitare, elektrike dhe te ngrohje – ftohjes.

iv). relacionin per mbrojtjen nga zjarri.

v). projektin e eficenses energjitike, ne rastet kur eshte e detyrueshme me ligj.

Share and Enjoy !

Shares

Agjensia e Sherbimit Komunal

Misioni i kesaj agjensie eshte: mirembajtja dhe zhvillimi i aseteve te Bashkise si dhe permiresimi i cilesise se sherbimeve publike ndaj qytetareve dhe komunitetit. Per realizimin e objektivave e strategjise sektoriale eshte nen kontrollin e Drejtorise se Sherbimeve Publike e Emergjencave, bashkevepron me te dhe me sektorin e Finanaces, sektorin e Menaxhimit te Aseteve Vendore e te Privatizimit, sektorin e Planifikimit te Territorit dhe ate Social-Kulturor ne Bashki. Realizon investime sipas programeve te zhvillimit te miratuara me VKB.

Studion vendosjen e normativave, i miraton ato sipas rregullave ne fuqi dhe ndjek harxhimin sipas normativave te Ujit te Pijshem, Energjise Elektrike nga cdo institucion e objekt i Bashkise, ne total dhe vec e vec. Realizon furnizimin me baze material te objekteve shkollore si dhe konviktit dhe cerdheve ne varesi te Bashkise. Realizon sipas legjistlacionit ne fuqi ne magazine  e nderrmarrjes/sektorit te Sherbimit Komunal, magazinimin e mallrave dhe materialeve qe i nenshtrohen sekuestros. Magazinon dhe shperndan sipas rregullave ne fuqi dhe plan-shperndarjes se miratuar nga struktura perkatese ne Institucion: Mallra dhe   materiale te dhena nga sponsor te ndryshem apo nga fondacione per familje ne nevoje ne komunitet. Si pjese perberse e strukturave te ngritura per Emergjencat Civile, magazinonne magazine e nderrmarjes/sektorit mallrat po materialet qe i nenshtrohen procesit te emergjencave civile, programon dhe pastron e miremban shtratin e lumit Devoll, brenda juridiksionit te Bashkise Gramsh. Pergjegjesi i ketij sektori pergatit e parashtron para drejtorise dhe Titullarit te Institucionit vizionin qytetar per nje ndikim sa me efikas ne shtimin e games se sherbimeve komunitare dhe permiresimin e cilesise se sherbimeve e standarteve jetesore ne komunitet. Realizon sherbime te drejtperdrejta ne mirembajtjen, ruajtjen dhe funksionimin normal te infrastructures/aseteve sipas burimeve financiare,materiale, njerezore ne rritje per mireadministrimin e :

  • Miremban territorin prone bashkie brenda vijes se verdhe te qytetit
  • Miremban objektet prone bashkie ne juridiksionin e saj
  • Administron dhe miremban rruget,trotuaret dhe sheshet
  • Administron dhe miremban lulishtet dhe siperfaqet e gjelberuara,(pervec objektit te kontrates se sipermarrjes te Bashkise per sektorin e Gjelberimit)
  • Administron dhe miremban kolektorin e ujrave te zeza te qytetit
  • Administron dhe miremban kanalin prites te ujrave te bardha te qytetit
  • Administron dhe miremban ndricimin rrugor publik te qytetit
  • Administron dhe miremban varrezat publike dhe deshmoreve gjelberuara (pervec objektit te kontrates se sipermarrjes te Bashkise me keto dy objekte)
  • Administron dhe miremban dekorin e qytetit gjelberuara (pervec objektit te kontrates me sipermarrje te Bashkise me sektorin e Dekorit)
  • Administron dhe miremban sinjalistiken rrugore ne juridiksion
  • Miremban parkingjet publike ne juridiksionin e Bashkise
  • Administron dhe miremban burimet ujore natyrale te qytetit si aset me vlera te vecanata
  • Administron dhe miremban ne gjendje te paster higjenike vendstrehimet e qytetit
  • Miremban tregjet publik dhe parqet periferik e qytetit
  • Mirembajtja e kater perrenjeve ne territorin e qytetit (kisha e krishtere, agjensia, konvikti, dhe ish-SMT-ja)

Mundesimi permes fondeve per krijimin e nje mjedisi(polygon ndertimi) per prodhimin e elementeve per infrastrukturen urbane si : prodhim tombinash me diameter te ndryshem, kapak pusetash, zgara hekuri etj. Mbetet vizion e pergjegjesi e kesaj agjensie/sektori : menaxhimi efikas i burimeve financiare e njerezore te vena ne dispozicion per nivelet perkatese te qeverisjes vendore per rritjen e games se sherbimeve dhe efektit social, duke synuar mbulimin e plote te infrastruktures urbane, permiresimin e cilesise se sherbimeve dhe per te mundesuar jo vetem punime rikonstruksionuese te infrastrukrures, por edhe realizim objektesh publike te nivelit mesatrar e me kosto te ulet.

Share and Enjoy !

Shares