Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Nxitoni të regjistroni adresën e banimit

Regjistroni adresën e banimit në #eAlbania ose në zyrën e Gjendjes Civile pranë Bashkisë Gramsh.

Ka nisur fushata e ndërgjegjësimi për qytetarët që të regjistrojnë dhe saktësojnë adresën e banimit.

Ky është gjithashtu një detyrim ligjor dhe kusht që të mos vetëpërjashtoheni nga aksesi në shumë shërbime publike. Kudo ndodheni e në çdo kohë mund të aplikoni online nëpërmjet portalit #eAlbania ose duke shkuar vetë në zyrat e Gjendjes Civile.

Bashkia ka një rol të rëndësishëm në këtë proces të domosdoshëm, finalizimi i të cilit sjell përfitime për të gjithë. Regjistri Kombëtar i Adresave idealisht do të jetë burimi i vetëm i saktë dhe i përditësuar për të ditur më në fund se kush banon ku.

#ADRESAIME – Çelësi për të gjitha shërbimet publike

Share and Enjoy !

Shares