Dokument orientues për hartimin e Planeve lokale me fokus rininë dhe çështjet gjinore nga ana e Bashkisë Gramsh
Dokument orientues për përfshirjen e rinisë në planet lokale Bashkia Gramsh
Dokument orientues për përfshirjen e rinisë në planet lokale Bashkia Gramsh
Bashkia Gramsh po përgatit Planin Vendor të Veprimit për Barazinë Gjinore 2022 – 2024, një dokument i rëndësishëm për përparimin drejt barazisë gjinore dhe plotësimin e angazhimit publik të ndërmarrë nga Kryetari i Bashkisë z. Klodian Taçe, nëpërmjet nënshkrimit të Kartës Evropiane për Barazi të grave dhe burrave në jetën vendore. Bashkia Gramsh e ka nënshkruar Kartën Evropiane për Barazi, të përgatitur nga Këshilli i Bashkive dhe Rajoneve të Evropës (CEMR) në 30 qershor 2021, duke u renditur kështu bashkia e katërmbëdhjetë në vend që e kanë nënshkruar Kartën Evopiane për Barazi. Planit Vendor i Veprimit për Barazinë Gjinore 2022 – 2024 po përgatitet me një metodologji gjithëpërfshirëse, duke filluar nga: analiza dhe përshkrimi i situatës, përcaktimi i fushave kryesore të ndërhyrjes, konsultimet paraprake brenda bashkisë, përgatitja e draft dokumentit, si dhe konsultime me palët e interesuara dhe grupet e interesit, në përfundim të të cilave do të bëhet edhe kostimi i dokumentit, për ta përcjellë më pas për miratim në Këshillin Bashkiak. Deri tani janë organizuar dy konsultime, përkatësisht në datat: 23 mars 2022, me 15 pjesëmarrëse e pjesëmarrës nga bashkia, njësitë administrative, shëndetësia, etj., si dhe në datën 5 prill 2022 me antaret e Komisionit për Barazinë Gjinore në Këshillin Bashkiak. Dokumenti do të qëndrojë i hapur për komente dhe konsultim publlik deri në datën 31 maj 2022. I gjithë procesi i përgatitjes së Planit Vendor të Veprimit 2022 – 2024, po mbështetet nga UN Women Shqipëri në kuadër të Projektit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Bashkimi Evropian për Barazinë Gjinore në Shqipëri: “Zbatimi i Kuadrit Ligjor (Acquis) të Bashkimit Evropian për Barazinë Gjinore” (EU4GE), që po zbatohet nga UN Women dhe UNFPA dhe financohet nga Bashkimi Evropian, përmes Fondit të Përshpejtimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.
Në mbështetje të udhëzimit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit “Për Nevoja të Mbrojtjes të Mjedisit, Parandalimin e Ndotjes në Mjedis dhe Përmirësimin e Cilësisë së Ajrit”, ju rikujtojmë se e djela e parë e këtij muaji vjen pa makina![]()
në Gramsh ![]()
![]()
![]()
.
Realizimi i një dite pa makina jo vetëm do ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit,por do te sensibilizoj njerëzit që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, të cilat janë shkaktarët kryesor të ndotjes së ajrit .
#Bashkia _Gramsh_në_Mbrojtje _të Mjedisit![]()
![]()
![]()

Të dashur
bashkëqytetar!
Bashkia Gramsh e shikon përmirësimin e cilësisë së shërbimit të menaxhimit të mbetjeve, të lidhur ngushtë me angazhimin e qytetarëve. Për këtë është përgatitur një pyetësor për t’u njohur me mendimin e qytetarëve për mënyrat e ofrimit të shërbimit të pastrimit, ide për përmirësim edhe më tej të shërbimit, në funksion të një mjedisi më të pastër dhe cilësie jete më të lartë.
Kërkojmë bashkëpunimin Tuaj për plotësimin e pyetësorit, linku bashkangjitur, për të vlerësuar performancën e shërbimit të pastrimit dhe për ta përmirësuar me tej atë, sipas nevojave Tuaja.
https://eur02.safelinks.protection.outlook.com/…
Ju falenderojmë
për bashkëpunimin.
Të nderuar qytetarë!
Me rastin e festave të
Nëntorit
Bashkia Gramsh sëbashku me Organizatën e Veteranëve të LANÇ-it dhe Organizatën e Familjeve të Dëshmorëve të Atdheut, organizojnë ditën e hënë, datë 29 Nëntor 2021, ora
10:00,
te Varrezat e Dëshmorëve, homazhe në nder të dëshmorëve të atdheut.
Jeni të mirëpritur të nderojmë sëbashku dëshmorët tanë! ![]()
