Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Njoftime

PYETËSOR PËR VLERËSIMIN E KËNAQËSISË QYTETARE PËR SHËRBIMIN E MENAXHIMIT TË MBETJEVE NË BASHKINË GRAMSH

Të dashur ❤️ bashkëqytetar!➡️Bashkia Gramsh e shikon përmirësimin e cilësisë së shërbimit të menaxhimit të mbetjeve, të lidhur ngushtë me angazhimin e qytetarëve. Për këtë është përgatitur një pyetësor për t’u njohur me mendimin e qytetarëve për mënyrat e ofrimit të shërbimit të pastrimit, ide për përmirësim edhe më tej të shërbimit, në funksion të një mjedisi më të pastër dhe cilësie jete më të lartë. ➡️Kërkojmë bashkëpunimin Tuaj për plotësimin e pyetësorit, linku bashkangjitur, për të vlerësuar performancën e shërbimit të pastrimit dhe për ta përmirësuar me tej atë, sipas nevojave Tuaja.

https://eur02.safelinks.protection.outlook.com/…

Ju falenderojmë 🙏🏻për bashkëpunimin.

Homazhe në nder të dëshmorëve të atdheut!

Të nderuar qytetarë!
Me rastin e festave të  Nëntorit  Bashkia Gramsh sëbashku me Organizatën e Veteranëve të LANÇ-it dhe Organizatën e Familjeve të Dëshmorëve të Atdheut, organizojnë ditën e hënë, datë 29 Nëntor 2021, ora  10:00, te Varrezat e Dëshmorëve, homazhe në nder të dëshmorëve të atdheut.

Jeni të mirëpritur të nderojmë sëbashku dëshmorët tanë!