Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 8 Korrik 2026

Turizmi Gramsh

 

 

GRAMSHI “BUKURIA QË NUK ËSHTË MË SEKRET”

Gramshi është një thesar natyror, kulturor dhe historik që ofron mundësi të shumta për turizëm gjatë gjithë vitit. I vendosur në zemër të Shqipërisë, ky qytet i mrekullueshëm mirëpret çdo vizitor me mikpritje të ngrohtë, peizazhe të paprekura dhe një trashëgimi të pasur që pret të zbulohet.

Gramshi ofron:

Turizëm Natyror

Kanioni i Holtës ndodhet rreth 13 km nga qyteti i Gramshit. Me gjatësi rreth 3 km dhe shpate që arrijnë deri në 150 metra lartësi, ky kanion përshkohet nga lumi Holta me ujëra të kristalta. Është një destinacion ideal për ecje, eksplorim, larje në burime natyrore dhe fotografi të paharrueshme. Ujë i pastër dhe burime termale natyrore

  • Shteg i përshtatshëm për ecje dhe aventurë
  • Atraksion turistik gjithëvjetor për natyrëdashësit
Kanioni i Holtës
A bridge over a river
A person standing under a cave

Ujëvara e Sotirës Një nga ujëvarat më të bukura në Shqipëri, me rreth 20 metra lartësi, e rrethuar nga natyrë e paprekur dhe klimë të freskët.
Ndodhet në fshatin Sotirë, vetëm 16 km larg qytetit të Gramshit.

  • Ecje e lehtë për në vendndodhje
  • Pjesë ideale e çdo itinerari në Gramsh
Ujëvara e Sotirës
A waterfall with rocks and water

Liqeni i Dushkut (Liqeni i Zambakëve)
Liqen natyror i mrekullueshëm, i njohur për zambakët e bardhë që lulëzojnë gjatë qershorit dhe korrikut.
I përshtatshëm për piknik dhe relaks në natyrë, dhe ndër vendet më fotogjenike në Gramsh.
Ndodhet në fshatin Bulçar, rreth 12 km larg qytetit të Gramshit.

Liqeni i Dushkut
A lily pads in a pond
A snowy landscape with a mountain in the background

Shpella e Kabashit

Shpellë karstike mbresëlënëse me stalaktite dhe stalagmite, që ofron një përvojë unike për eksploruesit dhe adhuruesit e natyrës.
• E rekomandueshme të merret ndriçim personal gjatë vizitës.
• Ndodhet në fshatin Kabash, rreth 10 km larg qytetit të Gramshit.

Shpella e Kabashit
Shpella e Kabashit
A cave with stalactites and stalagmites

Liqeni i Zi

Liqen malor me ujë të thellë, të errët dhe shumë të ftohtë, i vendosur në një zonë të qetë dhe natyrore, rrethuar nga pyje dhe peizazhe të paprekura.
Uji i liqenit është i njohur për veti kurative, sidomos gjatë verës, duke ofruar freski dhe përfitime natyrore për trupin.
I rekomanduar për vizitorë me përvojë në ecje malore.
Ndodhet rreth 25 km larg qytetit të Gramshit.

Liqeni i Zi
A group of people in a pool of water

Liqeni i Banjës

Liqen artificial i krijuar nga ndërtimi i hidrocentralit të Banjës mbi lumin Devoll, i njohur për ujërat e qeta dhe pamjet panoramike që ofron në një zonë kodrinore shumë të bukur.
Rrethohet nga kodra të gjelbra dhe peizazhe natyrore, duke krijuar një ambient të qetë dhe relaksues për vizitorët.
Përveç funksionit për prodhimin e energjisë elektrike, liqeni është kthyer edhe në një destinacion të preferuar për fotografi, shëtitje dhe turizëm natyror.
I përshtatshëm për vizitorë që kërkojnë qetësi dhe kontakt me natyrën, sidomos në fundjavë.
Ndodhet në zonën e Gramshit–Elbasanit, përgjatë luginës së lumit Devoll.

Liqeni i Banjës
Liqeni i Banjës
Liqeni i Banjës

🏞 Turizëm Aventurë

Gramshi është një destinacion ideal për adhuruesit e aventurës dhe natyrës së egër. Terreni malor, kanionet e thella, ujëvarat dhe peizazhet natyrore të paprekura ofrojnë mundësi të shumta për aktivitete aventureske gjatë gjithë vitit:

  • Hiking & trekking në shtigje malore dhe pyjore
  • Ngjitje shkëmbore në zona natyrore si Kanioni i Holtës
  • Rafting & kanoe në lumin Devoll dhe liqenin e Banjës
  • Kamping në vende të qeta si pranë Ujëvarës së Sotirës, Liqeni i Zi apo Liqeni i Dushkut
  • Çiklizëm malor në itinerare rurale dhe fshatra të thellë

🌾 Turizëm Rural & Agroturizëm

Gramshi ofron një përvojë të veçantë rurale, ku natyra, tradita dhe mikpritja bashkohen në harmoni. Vizitorët mund të zbulojnë jetesën tradicionale shqiptare, të shijojnë prodhimet vendase dhe të përfshihen në aktivitetet e përditshme të fshatit:

  • Eksperienca autentike në fshatra si Grabova, Kabash, Lenie, Tërvol dhe Kukur
  • Ushqim vendas, i përgatitur me produkte bio dhe receta tradicionale
  • Bujtina të vogla familjare me mikpritje të ngrohtë
  • Mundësi për të marrë pjesë në aktivitete bujqësore dhe artizanale

Turizmi rural dhe agroturizmi po kthehen në një shtyllë të rëndësishme të zhvillimit të qëndrueshëm në Gramsh, duke ruajtur traditat lokale dhe gjallëruar ekonominë e komuniteteve vendase.

🏛 Trashëgimi Kulturore dhe Historike

Gramshi është një rajon i pasur me trashëgimi kulturore dhe historike, ku historia, arkitektura dhe traditat shqiptare janë të pranishme në çdo cep të qytetit dhe fshatrave të tij. Ky pasuri e çmuar ofron mundësi të shumta për vizitorët që dëshirojnë të zbulojnë thelbin e kulturës dhe historisë shqiptare.

Monumentet dhe Kalat Historike

  • Fshati Grabovë: Shpërndarë me arkitekturë tradicionale shqiptare, ky fshat ka ndërtesa me rrënjë bizantine që ruajnë vlera të pasura kulturore.
  • Kalaja e Tërvolit dhe Kalaja e Ermenjit: Dy kala mesjetare që dëshmojnë historinë ushtarake dhe mbrojtëse të rajonit.

Kishat dhe Objektet e Vjetra të Kultit

  • Kishat e Gramshit pasqyrojnë ndikimin e krishterimit në këtë zonë dhe përfshijnë kishat bizantine dhe ato të periudhës post-bizantine.

Traditat dhe Zanatet Vendase

  • Veshjet Popullore: Gramshi është i njohur për ruajtjen e veshjeve tradicionale, të cilat përdoren veçanërisht në festat dhe ngjarjet kulturore.
  • Zanate Tradicionale: Fshatarët e Gramshit janë të njohur për artizanatin e tyre, duke përfshirë punimet me drurë dhe artizanatin në tekstile.
A large rock formation in the middle of a mountain
Trashëgimi Kulturore

📸 Ekoturizëm & Fotografim

Gramshi është një rajon i pasur me zona të paprekura natyrore, ku vizitorët mund të shijojnë ecje malore, kamping, rafting dhe aktivitete të tjera aventurash. Peizazhet mahnitëse të kanioneve, liqeneve dhe maleve janë ideale për ata që duan të zbulojnë natyrën dhe të bëjnë hiking.

  • Kanioni i Holtës dhe Liqeni i Dushkut janë disa nga atraksionet kryesore për ecje dhe fotografi.
  • Liqeni i Zi, Ujëvara e Sotirës dhe Shpella e Kabashit janë gjithashtu vende perfekte për të fotografuar natyrën dhe peizazhet magjepsëse.

Gramshi është destinacion ideal për:

  • Fotografë profesionistë dhe amatorë
  • Vëzhgues natyre dhe biodiversiteti
  • Pushime qetësuese larg qyteteve të zhurmshme

🎉 Evente dhe Sezoni Turistik

  • Hapja e sezonit në Liqenin e Zambakëve (qershor)
  • Koncerte, festa lokale dhe panaire produktesh
  • Aktivitetet sezonale të organizuara nga Bashkia

Strukturat Akomoduese
Nr. Strukturat akomoduese Emri tregtar Nr i dhomave Kontakti
1 Bar Restorant Piceri Hotel “Tomorri” 28 0692178921
2 Hotel “Latifi” 16 0698501796
3 Bar Restorant Hotel “Lundra” 6 0693783619
4 Bar Restorant Hotel Sadik Koçi 10 0698151999
5 Agroturizëm Bio Farm 4 Bujtina prej druri dhe 3 dhoma të mëdha. 0695311066
6 Hotel 3 Vëllezërit Fejzo 10 0694488722
7 Hotel Todi Buzo (Grabovë) 7 dhoma dhe një dhomë e madhe e cila përmban 14 krevate. 0686436978
8 Hotel Edlira Bici, Artin Bici (2 Hotele në Lenie te Liqeni I Zi) 22 0684778081
9 Bar Restorant Hotel “GUESS” 8 0693972390
10 Bar Restorant Hotel Erta 7 0693475875
Restorante
Nr. Restorante Kontakti
1 Bar Resorant “te Ledi” 0696894153
2 Restorant “Qatipi” 0696414455
3 Restorant “Te xhafa” 0693223863
4 Restorant “te Di’nja”
5 Bar restorant “Etjoni” 0694615771
6 Restorant Hasim Çekrezi
7 Bar Piceri 3 Stelle 0692991930
8 Taverna Lion 0686775818
9 Taverna “Beni” 0696617310
0688389998
10 Taverna “Redi” 0685368210
11 Bujtina Gjata Sotirë 0683871239
12 Kompleksi “Holta” 0685184937
13 Brahimi Palace 0693058285
Liqeni i Dushkut
Gramsh
Liqeni i Zi

 

Këshilli Rinor

Turizmi dhe Rinia

Këshilli Vendor Rinor — Gramsh

Këshilli Vendor Rinor në Bashkinë Gramsh ka një rol të jashtëzakonshëm në angazhimin dhe fuqizimin e të rinjve. Këshilli kryesohet nga Kryetari i Bashkisë dhe përbëhet nga të rinj anëtarë të bordit drejtues. Gjithashtu, ky këshill ka rreth 100 anëtarë të tjerë në grupin e tij të rinor. Këshilli ka një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e qytetit dhe përfshirjen e të rinjve në proceset vendimmarrëse.

  • Pjesëmarrja në konsultime publike: Këshilli Rinor është i përfshirë çdo vit në konsultimet publike për hartimin e projekt-buxhetit të Bashkisë Gramsh, duke kontribuar në përcaktimin e prioriteteve që kanë të bëjnë me zhvillimin e rinisë.
  • Përfshirja e zërit rinor në buxhet: Këshilli Rinor ka siguruar përfshirjen e një zëri rinor të veçantë në buxhetin e Bashkisë, duke mundësuar një fond specifik çdo vit për aktivitete dhe projekte rinore.
  • Takimet me Kryetarin e Bashkisë: Këshilli Rinor organizon takime dhe tryeza të rrumbullakëta ku diskutohen projekte dhe nisma që synojnë përmirësimin e kushteve për të rinjtë dhe zhvillimin e qytetit.
  • Vullnetarizmi dhe solidariteti: Të rinjtë angazhohen në organizimin e ngjarjeve për fëmijët, ndihmën për të moshuarit dhe aktiviteteve që promovojnë bashkëpunimin e solidaritetin në komunitet.
  • Aktivitete kulturore dhe artistike: Organizim i ekspozitave të artit, performancave teatrale, koncerteve dhe festivaleve muzikore, duke krijuar mundësi për rininë e Gramshit të angazhohet në kulturë dhe art.
Këshilli Vendor Rinor është hapësira ku idetë dhe energjia jote bëhen zë dhe veprim për komunitetin. Ky këshill funksionon mbi bazat e Ligjit nr. 75/2019 “Për rininë”, i cili i jep të drejtë çdo të riu të jetë pjesë aktive e vendimmarrjes dhe zhvillimit në nivel lokal. Nëse je gati të bësh ndryshimin, ky është shansi yt!

Bazë ligjore: Ligji Nr. 75/2019 “Për rininë” · Ligji Nr. 139/2015 Neni 23 · Strategjia Kombëtare për Rininë 2022–2029