Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 19 Maj 2026

WIFI FALAS NË QENDËR TË GRAMSHIT — NGA SOT!

📶 WIFI FALAS NË QENDËR TË GRAMSHIT — NGA SOT!
🎉 Bashkia Gramsh ka kënaqësinë të njoftojë se nga sot, 18 Maj 2026, qytetarët dhe vizitorët e Gramshit mund të gëzojnë akses falas në internet (Wi-Fi) në:
📍 Sheshin Qendror të Qytetit
🚶 Pedonalja
🏛️ Muzeu
Ky shërbim është përfituar falë projektit të Bashkisë Gramsh me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, në kuadër të nismës WiFi4WB, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Federale e Gjermanisë, nëpërmjet projektit EU4Digital.
💻 Lidhuni. Eksploroni. Komunikoni — falas, në zemër të qytetit tuaj!
🤝 Bashkia Gramsh vazhdon të punojë për modernizimin e shërbimeve publike dhe rritjen e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët.
🏛️ Bashkia Gramsh — Në shërbim të qytetarit

Share and Enjoy !

Shares