Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

YOUTHVOICE — Aktivitet Ndërkombëtar 10, 11 dhe 12 Nëntor 2026 · QKF Gramsh

Bashkia Gramsh do të presë Konferencën Transnacionale të projektit CERV YOUTHVOICE, me partnerë nga Botevgrad (Bullgari) dhe Ptuj (Slloveni). Ftohen të rinj 14–29 vjeç, me njohuri të mira të gjuhës angleze, të cilët dëshirojnë të kontribuojnë në diskutimet mbi demokracinë participative dhe angazhimin qytetar europian. Aktiviteti do të zhvillohet në QKF Gramsh gjatë 3 ditëve me punëtori interaktive, prezantime dhe rrjetëzim ndërkombëtar.

10, 11 dhe 12 Nëntor 2026 · Për informacion: integrimi@bashkiagramsh.gov.al