Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

News

Në nderim të Veteranëve të LANÇ – it

Qëndra Kulturore e Fëmijëve në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve zhvilloi sot aktivitetin “Nderojmë Veteranët e LANÇ – it”

Në nderim të veteranëve, fort të nderuarve Gani Bengu, Alo Qose, Qemal Brace, Nazif Kurti, File Lemnusha u shfaq edhe një dokumentar mbi jetën, aktivitetin e tyre patriotik e shoqëror ndër vite.

Lavdi dhe respekt për të gjithë ata që kontribuan dhe derdhën gjakun e tyre për çlirimin e atdheut

Në fund të aktivitetit u ndan dhe çmimet e ekspozitës së fëmijëve të shkollave 9-Vjeçare “Liria në ëndrrat e mia” ku çmimi special iu akordua nxënëses së talentuar Ersa Shtylla.

#Nentori

#Muaji_i_aktiviteteve

Fjala Artistike

Në pallatin e kulturës “Thoma Prifti”, u organizua nga stafi i pallatit të kulturës aktiviteti i rradhës me temë “Fjala Artistike”, në kuadër të festave të Nëntorit .

Gjatë këtij aktiviteti nxënësit e gjimnazit të qytetit, na ofruan emocione të shumta me recitime poezish, tregimesh të poetëve dhe shkrimtarëve të njohur shqipëtar dhe ese të përgatitura nga vet nxënësit, me tema patriotike.

Falenderojmë gjithë pjesëmarrësit, organizatorët dhe dashamirësit e fjalës artistike, që ishin prezent në aktivitet.

Ju mirëpresim në aktivitetet e rradhës!

Homazhe në nder të dëshmorëve të atdheut!

Të nderuar qytetarë!
Me rastin e festave të  Nëntorit  Bashkia Gramsh sëbashku me Organizatën e Veteranëve të LANÇ-it dhe Organizatën e Familjeve të Dëshmorëve të Atdheut, organizojnë ditën e hënë, datë 29 Nëntor 2021, ora  10:00, te Varrezat e Dëshmorëve, homazhe në nder të dëshmorëve të atdheut.

Jeni të mirëpritur të nderojmë sëbashku dëshmorët tanë! 

Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë

📌15 Tetori njihet në gjithë botën si dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë e cila simbolizon përpjekjet e personave të verbër për përmirësimin e standartit të të drejtave të tyre. Në kuadër të kësaj dite si dhe dëgjesave publike që bashkia kryhen për buxhetin e vitit 2022 zhvilluam një takimë me antarë të Shoqatës të Verbërve në bashkinë tonë si dhe familjarë të tyre mbi problematikat që shqetësojnë këtë komuntet.