Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

News

Festivali Mbarëkombëtar i Valles “Dyshja na Bashkon”

Nën mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Kosovës për herë të parë 🇽🇰 në Prishtinë u zhvillua Festivali Mbarëkombëtar i Valles “Dyshja na Bashkon”, ku mori pjesë dhe Qendra Kulturore e Fëmijëve “Adem Hoxha Gramsh “Ronela Murati dhe Emilia Duzha morën çmimin “ Vallja dyshe më e mirë vajzash”💃Suksese dy artisteve tona në përçimin e traditës dhe kulturës tonë.

Share and Enjoy !

Shares

PYETËSOR PËR VLERËSIMIN E KËNAQËSISË QYTETARE PËR SHËRBIMIN E MENAXHIMIT TË MBETJEVE NË BASHKINË GRAMSH

Të dashur ❤️ bashkëqytetar!➡️Bashkia Gramsh e shikon përmirësimin e cilësisë së shërbimit të menaxhimit të mbetjeve, të lidhur ngushtë me angazhimin e qytetarëve. Për këtë është përgatitur një pyetësor për t’u njohur me mendimin e qytetarëve për mënyrat e ofrimit të shërbimit të pastrimit, ide për përmirësim edhe më tej të shërbimit, në funksion të një mjedisi më të pastër dhe cilësie jete më të lartë. ➡️Kërkojmë bashkëpunimin Tuaj për plotësimin e pyetësorit, linku bashkangjitur, për të vlerësuar performancën e shërbimit të pastrimit dhe për ta përmirësuar me tej atë, sipas nevojave Tuaja.

https://eur02.safelinks.protection.outlook.com/…

Ju falenderojmë 🙏🏻për bashkëpunimin.

Share and Enjoy !

Shares

Finalja e Volejbollit

Finalja e Volejbollit

Në kuadër të javës së Flamurit, Bashkia Gramsh në bashkëpunim me Këshillin Rinor dhe gjimnazin e qytetit “Shefqet Guzi”, organizuan për 4 ditë rradhazi Kampionatin e Volejbollit ku 8 skuadra zhvilluan ndeshjet midis tyre në pallatin e sportit.

Aktivitete të tilla do të zhvillohen dhe muajt në vazhdim duke i orientuar të rinjtë drejt aktiviteteve sportive, kulturore dhe dijes.

#Nentori

#Muaji_i_aktiviteteve

Share and Enjoy !

Shares

Fshati Siman NJA Skënderbegas

Prej muajsh tashmë jemi maksimalisht të angazhuar me të gjitha mjetet për të mirëmbajtur, pastruar dhe hapur rrugë të reja në zonat e thella rurale.

Fshati i radhës në të cilin Bashkia Gramsh po kryen punimet për të hapur rrugën është fshati Siman në Njësin Administrative Skënderbegas, një fshat i largët dhe me terren mjaft të vështirë.

Kjo rrugë do i shërbejë disa dhjetra banorëve të këtij fshati si dhe fshatrave të zonës së Skraparit e cila do të lehtësoj komunikimin me qytetin e Gramshit.

#SkaKohëPërPushim

#GRAMSHI_QË_DUAM

Share and Enjoy !

Shares

Në nderim të Veteranëve të LANÇ – it

Qëndra Kulturore e Fëmijëve në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve zhvilloi sot aktivitetin “Nderojmë Veteranët e LANÇ – it”

Në nderim të veteranëve, fort të nderuarve Gani Bengu, Alo Qose, Qemal Brace, Nazif Kurti, File Lemnusha u shfaq edhe një dokumentar mbi jetën, aktivitetin e tyre patriotik e shoqëror ndër vite.

Lavdi dhe respekt për të gjithë ata që kontribuan dhe derdhën gjakun e tyre për çlirimin e atdheut

Në fund të aktivitetit u ndan dhe çmimet e ekspozitës së fëmijëve të shkollave 9-Vjeçare “Liria në ëndrrat e mia” ku çmimi special iu akordua nxënëses së talentuar Ersa Shtylla.

#Nentori

#Muaji_i_aktiviteteve

Share and Enjoy !

Shares