Dokument orientues për hartimin e Planeve lokale me fokus rininë dhe çështjet gjinore nga ana e Bashkisë Gramsh
Dokument orientues për përfshirjen e rinisë në planet lokale Bashkia Gramsh
Dokument orientues për përfshirjen e rinisë në planet lokale Bashkia Gramsh
Bazuar në kërkesat e komunitetit dhe konsulentimeve, kemi kryer investime atje ku ndërhyrjet kanë qënë më emergjente dhe do të vazhdojmë të kryejmë të tjera investime në bashkëpunim me entet qeveritare dhe shoqatat e huaja për të investuar në sa më shumë projekte që kemi planifikuar. Një bilanc i mirë i menaxhimit të buxhetit për bashkinë tonë janë treguesit se punë më të mira na presin![]()
Në Njësitë Administrative vijon puna për sistemimin
e rrugëve të arave, duke i ardhur në ndihmë banorëve të zonës për mbledhjen e prodhimeve të tyre bujqësore.
📌Kanioni i Holtës është formuar nga erozioni i lumit të Holtës, shtrihet përgjatë 3 kilometrave, me shpatet e luginës që arrijnë deri në 100-150 m dhe me thellësi të ujit që shkon deri në 2-3 m.
Kanioni ka shpate të thepisura të mbushura me shpella karstike, si dhe gropa me ujëra termale🏊.
Brenda kanionit nga njëra anë përshkojnë rrymat e ujrave të ftohtë që zbresin nga malet e Poroçanit dhe fare pak metra më tutje, në rrëzë të shkëmbit, burojnë ujrat termale të ngrohta me ngjyrën dhe erën e tyre karakteristike.
Shumë afër tij do të gjeni restorante me gatime tipike të zonës.
Ngjyrat e shumta e bëjnë këtë bukuri natyrore një destinacion të paharrueshëm vetëm 1 orë e 30 minuta larg Tiranës.
Bashkia Gramsh po përgatit Planin Vendor të Veprimit për Barazinë Gjinore 2022 – 2024, një dokument i rëndësishëm për përparimin drejt barazisë gjinore dhe plotësimin e angazhimit publik të ndërmarrë nga Kryetari i Bashkisë z. Klodian Taçe, nëpërmjet nënshkrimit të Kartës Evropiane për Barazi të grave dhe burrave në jetën vendore. Bashkia Gramsh e ka nënshkruar Kartën Evropiane për Barazi, të përgatitur nga Këshilli i Bashkive dhe Rajoneve të Evropës (CEMR) në 30 qershor 2021, duke u renditur kështu bashkia e katërmbëdhjetë në vend që e kanë nënshkruar Kartën Evopiane për Barazi. Planit Vendor i Veprimit për Barazinë Gjinore 2022 – 2024 po përgatitet me një metodologji gjithëpërfshirëse, duke filluar nga: analiza dhe përshkrimi i situatës, përcaktimi i fushave kryesore të ndërhyrjes, konsultimet paraprake brenda bashkisë, përgatitja e draft dokumentit, si dhe konsultime me palët e interesuara dhe grupet e interesit, në përfundim të të cilave do të bëhet edhe kostimi i dokumentit, për ta përcjellë më pas për miratim në Këshillin Bashkiak. Deri tani janë organizuar dy konsultime, përkatësisht në datat: 23 mars 2022, me 15 pjesëmarrëse e pjesëmarrës nga bashkia, njësitë administrative, shëndetësia, etj., si dhe në datën 5 prill 2022 me antaret e Komisionit për Barazinë Gjinore në Këshillin Bashkiak. Dokumenti do të qëndrojë i hapur për komente dhe konsultim publlik deri në datën 31 maj 2022. I gjithë procesi i përgatitjes së Planit Vendor të Veprimit 2022 – 2024, po mbështetet nga UN Women Shqipëri në kuadër të Projektit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Bashkimi Evropian për Barazinë Gjinore në Shqipëri: “Zbatimi i Kuadrit Ligjor (Acquis) të Bashkimit Evropian për Barazinë Gjinore” (EU4GE), që po zbatohet nga UN Women dhe UNFPA dhe financohet nga Bashkimi Evropian, përmes Fondit të Përshpejtimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.