Author:
Vendimet e Këshillit 2022
Vendimet e Këshillit 2022
Implementimi i projektit për monitorimin me kamera sigurie …
Bashkia Gramsh në bashkpunim me Komisariatin e Policis Gramsh
ka implementuar projektin për monitorimin me kamera
sigurie në të gjitha kryqëzimet e qytetit si dhe në disa institucione publike
që ndodhen në juridiksionin e Bashkisë tonë duke përfshirë dhe një sistem monitorimi 24 orëshe pranë sallës operative të komisariatit.Vendosja e këtyre kamerave ka si qëllim rritjen e sigurisë publike, zbulimin e aktiviteteve të ndaluara me ligj dhe dhunën ndaj pronës së përbashkët
. Me këto investime dhe nisma të përbashkëta synojmë rritjen e sigurisë publike. #Siguria_publike_na_shërben_të_gjithëve
.








Festivali Mbarëkombëtar i Valles “Dyshja na Bashkon”
Nën mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Kosovës për herë të parë
në Prishtinë u zhvillua Festivali Mbarëkombëtar i Valles “Dyshja na Bashkon”, ku mori pjesë dhe Qendra Kulturore e Fëmijëve “Adem Hoxha Gramsh “Ronela Murati dhe Emilia Duzha morën çmimin “ Vallja dyshe më e mirë vajzash”
Suksese dy artisteve tona në përçimin e traditës dhe kulturës tonë.




PYETËSOR PËR VLERËSIMIN E KËNAQËSISË QYTETARE PËR SHËRBIMIN E MENAXHIMIT TË MBETJEVE NË BASHKINË GRAMSH
Të dashur
bashkëqytetar!
Bashkia Gramsh e shikon përmirësimin e cilësisë së shërbimit të menaxhimit të mbetjeve, të lidhur ngushtë me angazhimin e qytetarëve. Për këtë është përgatitur një pyetësor për t’u njohur me mendimin e qytetarëve për mënyrat e ofrimit të shërbimit të pastrimit, ide për përmirësim edhe më tej të shërbimit, në funksion të një mjedisi më të pastër dhe cilësie jete më të lartë.
Kërkojmë bashkëpunimin Tuaj për plotësimin e pyetësorit, linku bashkangjitur, për të vlerësuar performancën e shërbimit të pastrimit dhe për ta përmirësuar me tej atë, sipas nevojave Tuaja.
https://eur02.safelinks.protection.outlook.com/…
Ju falenderojmë
për bashkëpunimin.