Bashkia Gramsh u vlerësua me çmimin e parë për projektin më të mirë, në konkursin e projekteve sociale te implementuar në Ballkanin Perëndimor, ku merrnin pjesë disa shtete si Shqipëria, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia dhe Kosova. Drejtoresha e zyrës së organizatës ASB South East Europe në Kosovë, Dafina Hoxha, dorëzoi cekun me 5000 euro Bashkisë Gramsh, në kuadër të programit “Iniciativa e Dimesionit Social për Integrimin Europian – SDI”.Gjithashtu ajo inkurajoi Bashkinë Gramsh të vazhdojë implementimin e projekteve sociale në mënyrë që të zbehen sadopak pabarazitë dhe të rritet mirëqënia e qytetarëve Gramshiotë.
Bashkia Gramsh organizoi sot ceremoninë e nëshkrimit të Kartës Evropiane për Barazi të grave dhe burrave në jetën vendore, duke ndërmarrë kështu një angazhim zyrtar ndaj parimit të barazisë, me qëllim arritjen e një jete më të mirë për të gjithë banorët, pavarësisht gjinisë. Ky aktivitet u organizua nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë z. Klodian Taçe, me mbështetjen e projektit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Bashkimi Evropian për Barazinë Gjinore në Shqipëri: Zbatimi i Acquis të BE për Barazinë Gjinore” (EU4GE) që zbatohet nga UN Women dhe UNFPA dhe financohet nga Bashkimi Evropian përmes Fondit të Përshpejtimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri. Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit, ishin rreth 25 persona, përfaqësuese dhe përfaqësues të UN Women, institucioneve të ndryshme vendore në Gramsh, si Qarku, shëndetësia, policia, arsimi, shërbimi social, oreganizatave jo-fitim prurëse, si dhe punonjëse e punonjës të bashkisë e njësive administrative.Me nënshkrimin e kësaj Karte për Barazi, Bashkia Gramsh u bashkohet 1832 bashkive të Evropës (13 prej të cilave në Shqipëri) të cilat ndërmarrin përgjegjësi e veprime në fushën e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave, në përpjekje për të adresuar sfidat e shumta që nuk lejojnë gratë dhe burrat, të rejat dhe të rinjtë, vajzat dhe djemtë të gëzojnë të drejta të barabarta në jetën shoqërore, politike apo ekonomike. Gjithashtu Bashkia Gramsh tashmë mund të përfitojë nga praktikat më të mira evropiane duke rritur njëkohësisht prezencën e saj në nivel evropian si dhe bashkëpunimin në fushën e barazisë gjinore.30 nenet e Kartës Evropiane për Barazi, paraqesin masa se si bashkitë dhe qarqet mund të punojnë për përmirësimin e barazisë gjinore në fusha të ndryshme të kompetencave të tyre. Përgatitja dhe miratimi i një Plani Vendor Veprimi për Barazinë Gjinore do të jetë hapi i rradhës në kuadër të këtij angazhimi të sapo ndërmarrë, ndërkohë që zbatimi në vazhdimësi i këtij plani me burime të dedikuara e përgjegjshmëri, do të udhëheqë drejt barazisë gjinore.
A rock festival, considered synonymous with pop festival, is considered to be a large-scale rock music concert, featuring multiple acts performing an often diverse range of popular music including rock, pop, folk, electronic, and related genres.
One of the New Hampshire Grants, Middlebury was chartered by Colonial Governor Benning Wentworth on November 2, 1761. The name “Middlebury” came from its location between the towns of Salisbury and New Haven.
A town meeting is a form of direct democratic rule, used primarily in portions of the United States – principally in New England – since the 17th century, in which most or all the members of a community come together to legislate policy and budgets for local government.
A half marathon is a road running event of 21.0975 kilometres (13.1094 mi). It is half the distance of a marathon and usually run on roads. Participation in half marathons has grown steadily.
An independent film is a film production resulting in a feature film that is produced mostly or completely outside of the major film studio system. In addition to being produced and distributed by independent entertainment companies, independent films are also produced and/or distributed by subsidiaries of major film studios.