Njoftime
Nxitoni të regjistroni adresën e banimit
Regjistroni adresën e banimit në #eAlbania ose në zyrën e Gjendjes Civile
pranë Bashkisë Gramsh.
Ka nisur fushata e ndërgjegjësimi për qytetarët që të regjistrojnë dhe saktësojnë adresën e banimit.
Ky është gjithashtu një detyrim ligjor dhe kusht që të mos vetëpërjashtoheni nga aksesi në shumë shërbime publike. Kudo ndodheni e në çdo kohë mund të aplikoni online nëpërmjet portalit #eAlbania ose duke shkuar vetë në zyrat e Gjendjes Civile.
Bashkia ka një rol të rëndësishëm në këtë proces të domosdoshëm, finalizimi i të cilit sjell përfitime për të gjithë. Regjistri Kombëtar i Adresave idealisht do të jetë burimi i vetëm i saktë dhe i përditësuar për të ditur më në fund se kush banon ku.
#ADRESAIME
– Çelësi për të gjitha shërbimet publike![]()

Vazhdojnë aplikimet e bursave për shkollat e mesme profesionale publike.
Të dashur bashkëqytetarë!
Bashkia Gramsh njofton të gjithë nxënësit e klasave të X të shkollave të mesme profesionale, të nxitojnë për aplikimet e bursave për shkollat e mesme profesionale publike.
Afati i aplikimeve është data 10.12.2021.
Ju lutemi, të nxitoni të aplikoni brenda afatit.
Për cdo informacion, drejtohuni
pranë Bashkisë Gramsh.

Njoftim
Njoftim
Ditën e Enjte, datë 14.10.2021, ora 17:00, ftojmë të gjithë bizneset që operojnë në Bashkinë Gramsh
për të diskutuar mbi hartimin e Paketës Fiskale 2022.
Takimi do organizohet në sallën e dëgjesave në Pallatin e Kulturës “Thoma Prifti”.
Pjesëmarrja dhe mendimi juaj
është shumë i nevojshëm dhe mjaft i rëndësishëm
për hartimin e Paketës Fiskale për vitin e ardhshëm.
Ftojmë cdo të interesuar të marrë pjesë ![]()
