Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

CEREMONINË E NËSHKRIMIT TË KARTËS EVROPIANE PËR BARAZI TË GRAVE DHE BURRAVE NË JETËN VENDORE

Bashkia Gramsh organizoi sot ceremoninë e nëshkrimit të Kartës Evropiane për Barazi të grave dhe burrave në jetën vendore, duke ndërmarrë kështu një angazhim zyrtar ndaj parimit të barazisë, me qëllim arritjen e një jete më të mirë për të gjithë banorët, pavarësisht gjinisë. Ky aktivitet u organizua nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë z. Klodian Taçe, me mbështetjen e projektit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Bashkimi Evropian për Barazinë Gjinore në Shqipëri: Zbatimi i Acquis të BE për Barazinë Gjinore” (EU4GE) që zbatohet nga UN Women dhe UNFPA dhe financohet nga Bashkimi Evropian përmes Fondit të Përshpejtimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri. Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit, ishin rreth 25 persona, përfaqësuese dhe përfaqësues të UN Women, institucioneve të ndryshme vendore në Gramsh, si Qarku, shëndetësia, policia, arsimi, shërbimi social, oreganizatave jo-fitim prurëse, si dhe punonjëse e punonjës të bashkisë e njësive administrative.Me nënshkrimin e kësaj Karte për Barazi, Bashkia Gramsh u bashkohet 1832 bashkive të Evropës (13 prej të cilave në Shqipëri) të cilat ndërmarrin përgjegjësi e veprime në fushën e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave, në përpjekje për të adresuar sfidat e shumta që nuk lejojnë gratë dhe burrat, të rejat dhe të rinjtë, vajzat dhe djemtë të gëzojnë të drejta të barabarta në jetën shoqërore, politike apo ekonomike. Gjithashtu Bashkia Gramsh tashmë mund të përfitojë nga praktikat më të mira evropiane duke rritur njëkohësisht prezencën e saj në nivel evropian si dhe bashkëpunimin në fushën e barazisë gjinore.30 nenet e Kartës Evropiane për Barazi, paraqesin masa se si bashkitë dhe qarqet mund të punojnë për përmirësimin e barazisë gjinore në fusha të ndryshme të kompetencave të tyre. Përgatitja dhe miratimi i një Plani Vendor Veprimi për Barazinë Gjinore do të jetë hapi i rradhës në kuadër të këtij angazhimi të sapo ndërmarrë, ndërkohë që zbatimi në vazhdimësi i këtij plani me burime të dedikuara e përgjegjshmëri, do të udhëheqë drejt barazisë gjinore.

Share and Enjoy !

Shares