Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Muaj: Shtator 2021

Sherbimet qe kryhen nga ZGJC

  • Te dhena mbi popullsine e rrethit Gramsh
  • Numri i popullsise ne rrethin e Gramshit eshte 35 343  banore
  • Numri total i familjeve ne rrethin e Gramshit eshte 10988 familje
  • Numri i banoreve ne qytetin e Gramshit eshte 14000 banore
  • Shërbimet qe ofron zyra e gjendjes civile
  1. Lejë banimiPër të tërhequr Gjëndjen Civile nga një qytet në një qytet tjetër ose nga fshati në qytet nevojiten këto dokumenta :* kërkese me shkrim
    * çertifikatë familjare
    * vërtetim nga Rajoni ku banon
    * kontratë qiraje e noterizuar ose vërtetim pronësie
    * mandat arkëtimi (1000 lek te cilat derdhen në llogari të bashkisë)Pasi plotësohen këto dokumenta, qytetari paraqitet në Zyrën e Gjëndjes Civile ku nëpunësi pasi bindet për dokumentat bën protokollimin dhe sistemimin e tyre, i jep qytetarit 2 formularë nga të cilët :* një  kopje i dërgohet Zyrës së Gjendjes Civile (vendbanimit te mëparshëm të qytetarit)
    * një kopje tjetër i dërgohet degës së Mobilizimit për të kryer ndryshimet në Evidencën ushtarake nga mosha 16-55 vjeçPasi kthehen përgjigjet e shkresave, Zyra e Gjendjes Civile kryhen veprimet ne rregjistrat themeltarë, indekse dhe statistikë.2. Rregjistrimi i martesësMartesa rregjistrohet në Zyrën e Gjëndjes Civile të vendbanimit të nuses ose të dhëndrit.* Për lidhje martese duhet që bashkëshortet, si vajza dhe djali të kenë mbushur moshën 18 vjeç* Përpara lidhjes së matëses, nënpunësi i Gjëndjes Civile bën shpalljen e saj. Për këtë duhet të paraqiten pranë zyrës të dy bashkëshortët të cilët duhen të paraqitin një kërkesë dhe dy çertifikata lindje me shënimin “për shpallje martese”
    * Lidhja  e martesës (celebrimi) bëhet pas 10 ditësh. Të dy bashkëshortët duhet të dorëzojnë çertifikatë për lidhje martese me fotografi. Afati i lidhjes së martese është deri 1 vit nga dita e shpalljes së martesës.Në rastin kur njeri nga bashkëshortët është shtetas i huaj dhe lidhja e martesës bëhet pranë një zyre të gjëndjes civile në Shqipëri, proçedura është e njëjtë:* Të dy bashkëshortët duhet të jenë prezent për shpalljen e martesës, shtetasi i huaj duhet të ketë çertifikatë lindje dhe një dokument nga gjëndja civile e qytetit ku jeton, ku të vërtetohet leja e martesës, që ai ose ajo është i lirë për të kryer martesë.
    * Këto dokumenta duhet të jenë të legalizuara nga ambasada apo konsullata shqiptare në vendin respektiv, dhe me vendet që kanë hyrë në Konventën e Hagës duhet vulë Apostile.* E njëjta proçedurë ndiqet edhe për lidhje martese të një shtetasi(e) në një vend të huaj. Edhe në këtë rast  bëhet shpallja e martesës në gjëndjen civile në Korçë dhe mbas afatit 11ditor, personi i interesuar pajiset me një çertifikatë lindje për lidhje martese në shtetin tjetër.3.         Ndarje familjare dhe bashkim familjarÇdo shtetas i veçantë që shkëputet nga familja e tij dhe bashkohet me një familje tjetër ose krijon një ekonomi familjare të veçantë, të ndarë nga familja e parë, ka të drejtë të kërkojë që të regjistrohet në fletën e familjes me të cilën bashkohet, ose në një fletë tjetër si familje e veçantë.
    Dokumentat që duhen për ndarje familjare janë :* kërkesë ku të vihet adresa dhe arsyeja e ndarjes apo bashkimit familjar
    * çertifikatë familjare
    * vërtetim nga rajoni (ku të bëhet shënim nga kryetari i rajonit që të bëhet ndarja familjare)Për bashkim familjar duhen nga të dy palët nga një kërkesë, nga një çertifikate familjare si dhe mendimi nga rajoni.
    Dokumentat dorëzohen në Zyrën e Gjëndjes Civile tek nënpunësi përkatës.4.         Ndërrim emri ose mbiemriÇdo shtetas ka të drejtë të ndryshojë emrin ose mbiemrin jo më shumë se një herë, me përjashtim të rasteve kur shtetasi kërkon të rimarrë emrin ose mbiemrin e rregjistruar në aktin e lindjes. Kërkuesi në këtë rast paraqet kërkesën në Zyrën e Gjëndjes Civile ku figuron i rregjistruar në të cilën duhet të shënojë shkaqet për ndërrim emri ose mbiemri, emri ose mbiemri i ri që ka zgjedhur, bashkë me një çertifikatë të kësaj zyre (për ndërrim emri, çertifikatë lindje), dhe pasi ndërron mbiemrin çertifikate familjare.
    Shtetasi ka të drejtë të kërkojë veprime mbi moshën 18 vjec.
    Ndërrimi i emrit apo mbiemrit të prindërve shtrihet edhe te fëmijët nën 14 vjec, kur fëmija ka mbushur moshën 14 vjec duhet të merret edhe pëlqimi i tij.
    Ndërrimi i emrit apo mbiemrit bëhet në Zyrën e Gjëndjes Civile me procesverbal, ku bëhet edhe në rregjistrat themeltare.
    Dokumentat per ndërrim emri, mbiemri :* kërkesë
    * vërtetim nga prokuroria
    * vërtetim nga gjykata
    * çertifikatë lindje me foto5.         Rregjistrim lindjeLindja rregjistrohet në Zyrën e Gjëndjes Civile ku kanë vendbanimin prindërit.
    Për çdo lindje që regjistrohet brenda 60 nga dita e lindjes për fëmijët e lindur në shqipëri dhe 90 ditë për fëmijët e lindur jashtë prindërit përfitojnë shpërblim 5000 lek.
    Dokumenti i lëshuar nga Zyra e Gjëndjes Civile pasi përkthehet vuloset nga konsullata ose Ambasada Shqiptare dhe e atij vendi.
    Shtetet që kanë hyrë në Konventën e Hagës iu vihet vula Apostile.
    Rregjistrimin e fëmijës e bën një nga prindërit ose në mungesë të tyre një i afërm me dokument identifikimi.
    Emrin e fëmijës e caktojnë prindërit Prindërve ju jepen dy çertifikata një për shpërblim dhe një për efekt dokumenti.6.         Rregjistrim vdekjeVdekja mbahet në Zyrën e Gjëndjes Civile ku ka vendbanimin personi i vdekur. Afati i rregjistrimit të vdekjes është 10 ditë për vdekjet e ndodhura brenda shtetit, dhe 30 për ato jashtë vendit.
    Përmbajtjen e aktvdekjes e plotësohet në skedë nga mjeku i cili shënon shkakun e vdekjes. Mbahet aktvdekja nga nëpunësi i Zyrës së Gjëndjes Civile dhe jepen dy çertifikata vdekjeje, një për shpenzime varrimi dhe një për pagese varrimi si dhe leja e varrimit.* Ç’rregjistrimi në Zyrën e Gjëndjes Civile bëhet nga një pjesëtar i familjes ose një i afërm.
    * Përsa i përket vdekjeve aksidentale plotësohet një skedë nga mjeku ligjor.
    * Në rast se kalon afati i mbajtjes së aktit të vdekjes, ajo bëhet me vendim gjykate.Për informacione të mëtejshme drejtohuni pranë Zyrës së Gjendjes Civile ose pranë Sportelit të Informacionit.
  • Tarifat e sherbimit nga Zyra e Gjendjes Civile

Sherbimet qe ofrohen nga Zyrat e Gjendjes Civile kryhen kundrejt nje pagese sipas tarifave te miratuara nga legjislacioni ne fuqi.

Share and Enjoy !

Shares

Sektori i pastrim-gjelbërimit dhe mirëmbajtja e varrezave

Rregullore Administrimi i Mbetjeve

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

Download [598.08 KB]

Plani i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve të Ngurta

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

Download [201.50 KB]

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

Download [221.68 KB]

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

Download [1.99 MB]

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

Download [1.72 MB]

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

Download [2.48 MB]

 

 

Shërbimet e sektorëve si : pastrimi, gjelbërimi, mirëmbajtja e varrezave publike dhe dekori në qytet kryhet nga firma “Kurora” shpk. Për këtë qëllim janë lidhur kontrata midis Bashkisë dhe firmës Kurora.

Në sektorin e pastrimit realizohen këto zëra shërbimesh:

  • Fshirja e rrugëve të asfaltuara, shesheve e trotuareve me një sipërfaqe prej 102078 m2
  • Grumbullimi dhe transportimi i mbeturinave urbane 4805 ton në vit
  • Shërbimi i pastrimit në banjot publike për cdo ditë
  • Dizifektimi i kontenierëve e pikave të grumbullimit të mbeturinave urbane për një periudhë 7- mujore Prill – Tetor, me 90 copë kontenier në qytet dhe 11 pika grumbullimi të mbeturinave urbane në lagjet periferike të qytetit
  • Lagia e rrugëve 65000mpër një periudhe 5 (pesë) mujore Maj-Shtator
  • Mbulimi i mbeturinave në fushën e shkarkimit të mbeturinave disa herë në muaj

Në sektorin e gjelbërimit realizohen këto zëra shërbimesh:

  • Pastrime ditore nga mbeturinat, punime, krasitje, ujitje, plehrime ne 2102 copë drure dekorative
  • Pastrime ditore nga mbeturinat, punime, krasitje, ujitje, plerhime në 1080 copë shkurre dekorative
  • Pastrime ditore nga mbeturinat, punime, krasitje, ujitje, plerhime në 1732 ml bordurë të gjelbërta
  • Pastrim e fshirje ditore nga mbeturinat në 2082 m2 rrugë e sheshe
  • Pastrime ditore, punime, mbjellje lule, ujitje, prashitje, plehrime të luleve sezonale në 1600 m2
  • Pastrim ditor, kositje bari, plehrime, ujitje bari dekorativ për 8427 m2
  • Ruajtje objekti, pastrime, fshirje ditore, shërbime në bimësinë e mbjellë në varrezat e dëshmorëve
  • Ruajtje objekti, shërbime në bimësine e mbjellë: pastrime ditore, punime, prashitje, mbjellje farash, fidane, ujitje e plehrime në fidanishte e kelmetore në 3583 m2

Në varrezat publike e dekor realizohen këto zëra shërbimesh:

  • Ruajtja e objektit nga kafshet e keqbërësit
  • Mirëmbajtja e 390 copë drure dekorative me të gjitha shërbimet përkatëse
  • Mirëmbajtja e 710 copë shkurre dekorative me të gjitha shërbimet përkatëse
  • Mirëmbajtja e 500 m luleve sezonale dekorative me të gjitha shërbimet përkatëse
  • Mirëmbajtja e rrugëve shesheve për 2500 m2
  • Mirëmbajtja e sipërfaqes 5800 mme bimë dhe lule natyrale me të gjitha shërbimet
  • Shërbim funeral
  • Dekor i qytetit për festat zyrtare, fetare, datat përkujtimore dhe festat e fundvitit.

Share and Enjoy !

Shares

Dokumentacioni per paisjen me leje ndertimi

Dokumentet qe duhet te dorezoje aplikuesi per t’u pajisur me leje ndertimi per ndertime te reja, si dhe per shtesa apo rikonstruksione ne ndertime ekzistuese jane :

  1. Kerkesa per leje ndertimi,sipas formatit te aplikimit, te percaktuar ne sistemin elektronik te lejeve.
  2. Dokumenta qe vertetojne te drejtat pasurore te prones apo pronave qe marrin pjese ne nje zhvillim,perfshire marreveshjet midis pronareve dhe zhvilluesit apo paleve te treta.
  3. Plani i vendosjes se ndertimit mbi fragmentin e hartes ne gjendjen ekzistuese.

ç)  Projekti i ndertimit dhe relacioni perkates.

  1. Grafiku paraprak i punimeve dhe afati i dorezimit te objekteve sipas fazave te zbatimit.
  2. dh)
  3. Deklarata e projektuesit te licensuar sipas formularit te aplikimit, te percaktuar ne sistemin elektronik te lejeve te ndertimit, nepermjet se ciles konfirmohet perputhshmeria e projektit me lejen e zhvillimit, dokumentet e planifikimit e kontrollit te zhvillimit, ne fuqi dhe me legjistlacionin qe rregullon veprimtarine e ndertimit ne Republiken e Shqiperise, perfshire dispozitat antisizmike te sigurise mbrojtes nga zjarri dhe higjeno-sanitare.

ë)  Lejet,licencat,autorizimet apo aktet e miratimit ,te nevojshme per ushtimin e aktivitetit,  ne zbatim te legjistalicionit te posacem per lejet , licensat dhe autorizimet ne rastet kur eshte e nevojshme qe ato te paraqiten perpara marrjes se lejes se ndertimit.

  1. Mandatpagesen/at e tarifes/ave te aplikimit.
  2. Kopje e polices se sigurimit te projektuesve, per mbulimin e pergjegjesive profesionale.

1/1. Projekti i ndertimit hartohet konform kushteve te percaktuara ne lejen e zhvillimit/dokumentet e planifikimit dhe ne baze te tij leshohet leja e ndertimit.Ne varesi te llojit te ndertimit, projekti permban:

i).   projektin arkitektonik, perfshire eleminimin e barrierave arkitektonike, ne rastet kur eshte e detyrueshme me ligj.

ii). projektin konstruktiv.

iii). projektiet e instalimeve hidrosanitare, elektrike dhe te ngrohje – ftohjes.

iv). relacionin per mbrojtjen nga zjarri.

v). projektin e eficenses energjitike, ne rastet kur eshte e detyrueshme me ligj.

Share and Enjoy !

Shares

Agjensia e Sherbimit Komunal

Misioni i kesaj agjensie eshte: mirembajtja dhe zhvillimi i aseteve te Bashkise si dhe permiresimi i cilesise se sherbimeve publike ndaj qytetareve dhe komunitetit. Per realizimin e objektivave e strategjise sektoriale eshte nen kontrollin e Drejtorise se Sherbimeve Publike e Emergjencave, bashkevepron me te dhe me sektorin e Finanaces, sektorin e Menaxhimit te Aseteve Vendore e te Privatizimit, sektorin e Planifikimit te Territorit dhe ate Social-Kulturor ne Bashki. Realizon investime sipas programeve te zhvillimit te miratuara me VKB.

Studion vendosjen e normativave, i miraton ato sipas rregullave ne fuqi dhe ndjek harxhimin sipas normativave te Ujit te Pijshem, Energjise Elektrike nga cdo institucion e objekt i Bashkise, ne total dhe vec e vec. Realizon furnizimin me baze material te objekteve shkollore si dhe konviktit dhe cerdheve ne varesi te Bashkise. Realizon sipas legjistlacionit ne fuqi ne magazine  e nderrmarrjes/sektorit te Sherbimit Komunal, magazinimin e mallrave dhe materialeve qe i nenshtrohen sekuestros. Magazinon dhe shperndan sipas rregullave ne fuqi dhe plan-shperndarjes se miratuar nga struktura perkatese ne Institucion: Mallra dhe   materiale te dhena nga sponsor te ndryshem apo nga fondacione per familje ne nevoje ne komunitet. Si pjese perberse e strukturave te ngritura per Emergjencat Civile, magazinonne magazine e nderrmarjes/sektorit mallrat po materialet qe i nenshtrohen procesit te emergjencave civile, programon dhe pastron e miremban shtratin e lumit Devoll, brenda juridiksionit te Bashkise Gramsh. Pergjegjesi i ketij sektori pergatit e parashtron para drejtorise dhe Titullarit te Institucionit vizionin qytetar per nje ndikim sa me efikas ne shtimin e games se sherbimeve komunitare dhe permiresimin e cilesise se sherbimeve e standarteve jetesore ne komunitet. Realizon sherbime te drejtperdrejta ne mirembajtjen, ruajtjen dhe funksionimin normal te infrastructures/aseteve sipas burimeve financiare,materiale, njerezore ne rritje per mireadministrimin e :

  • Miremban territorin prone bashkie brenda vijes se verdhe te qytetit
  • Miremban objektet prone bashkie ne juridiksionin e saj
  • Administron dhe miremban rruget,trotuaret dhe sheshet
  • Administron dhe miremban lulishtet dhe siperfaqet e gjelberuara,(pervec objektit te kontrates se sipermarrjes te Bashkise per sektorin e Gjelberimit)
  • Administron dhe miremban kolektorin e ujrave te zeza te qytetit
  • Administron dhe miremban kanalin prites te ujrave te bardha te qytetit
  • Administron dhe miremban ndricimin rrugor publik te qytetit
  • Administron dhe miremban varrezat publike dhe deshmoreve gjelberuara (pervec objektit te kontrates se sipermarrjes te Bashkise me keto dy objekte)
  • Administron dhe miremban dekorin e qytetit gjelberuara (pervec objektit te kontrates me sipermarrje te Bashkise me sektorin e Dekorit)
  • Administron dhe miremban sinjalistiken rrugore ne juridiksion
  • Miremban parkingjet publike ne juridiksionin e Bashkise
  • Administron dhe miremban burimet ujore natyrale te qytetit si aset me vlera te vecanata
  • Administron dhe miremban ne gjendje te paster higjenike vendstrehimet e qytetit
  • Miremban tregjet publik dhe parqet periferik e qytetit
  • Mirembajtja e kater perrenjeve ne territorin e qytetit (kisha e krishtere, agjensia, konvikti, dhe ish-SMT-ja)

Mundesimi permes fondeve per krijimin e nje mjedisi(polygon ndertimi) per prodhimin e elementeve per infrastrukturen urbane si : prodhim tombinash me diameter te ndryshem, kapak pusetash, zgara hekuri etj. Mbetet vizion e pergjegjesi e kesaj agjensie/sektori : menaxhimi efikas i burimeve financiare e njerezore te vena ne dispozicion per nivelet perkatese te qeverisjes vendore per rritjen e games se sherbimeve dhe efektit social, duke synuar mbulimin e plote te infrastruktures urbane, permiresimin e cilesise se sherbimeve dhe per te mundesuar jo vetem punime rikonstruksionuese te infrastrukrures, por edhe realizim objektesh publike te nivelit mesatrar e me kosto te ulet.

Share and Enjoy !

Shares