Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Këndi i BE


★★★★★★★★★★★★

Këndi i Bashkimit Europian — Bashkia Gramsh
Drejtoria e Integrimit në BE, Projekteve të Huaja dhe Zhvillimit Ekonomik

Misioni i Drejtorisë së Integrimit në BE

Misioni i Drejtorisë së Integrimit në BE, Projekteve të Huaja dhe Zhvillimit Ekonomik është të sigurojë koordinimin, mbështetjen dhe zbatimin e procesit të integrimit evropian dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare në nivel vendor, duke garantuar harmonizimin e politikave dhe veprimtarive të Bashkisë me legjislacionin dhe standardet e Bashkimit Evropian, menaxhimin e projekteve të financuara nga programet e BE-së dhe donatorët ndërkombëtarë, si dhe promovimin e transparencës, informimit publik dhe zhvillimit ekonomik dhe social të komunitetit.

Drejtoria gjithashtu ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit me diasporën dhe komunitetet shqiptare jashtë vendit, mbështetjen e proceseve të migracionit, organizimin e veprimtarive protokollare e ceremoniale në përputhje me rregullat e administratës publike dhe etikën institucionale, si dhe sigurimin e mbledhjes, analizimit dhe raportimit të të dhënave statistikore për monitorimin e performancës së strukturave bashkiake, me synim rritjen e efiçencës, transparencës dhe llogaridhënies institucionale.

Bazë ligjore: Ligji Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” · Ligji Nr. 38/2019 · SAA Shqipëri–BE (2009) · IPA III Rregullorja (EU) 2021/1529

Projekte

Lista e projekteve të aplikuara dhe të realizuara nga Bashkia Gramsh në kuadër të programeve europiane dhe ndërkombëtare.

Titulli Periudha Programi Përshkrim Roli Statusi
ACT4CITIZENS 2026–2027 CERV-2026-CITIZENS-CIV Rural Civic Labs — forcim i participimit demokratik në zonat rurale, fuqizim i rinisë dhe grupeve të nënpërfaqësuara. Partner (ASSC) Aplikuar
SHIELD – Safeguarding Heritage, Information & Engagement 2026–2027 CERV-2026-CITIZENS-TOWN-NT Angazhim qytetar, dialog me autoritetet dhe qëndrueshmëri demokratike në nivel lokal. Partner Aplikuar
Nature Without Borders – Festivali Ndërkufitar Gramsh–Strugë 2026–2027 IPA III CBC MK–AL Bashkëpunim ndërkufitar për promovimin e turizmit të qëndrueshëm kulturor dhe natyror. Partner Aplikuar
AI-powered Municipal Service Optimization 2026–2027 Google Optimizim i shërbimeve bashkiake nëpërmjet inteligjencës artificiale. Partner Aplikuar
ECHO GREEN – Environmental Climate Awareness 2025–2027 EU / ADRION / IPA Edukim mjedisor, ndërgjegjësim ndaj klimës, jetesë e qëndrueshme, mësim dixhital. Partner Aplikuar · €295,000
AdrionMOVE 2025–2027 Interreg IPA ADRION Lëvizshmëri e qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin në rajonin Adriatiko-Jonian. Partner Aplikuar · €115,000
NEXUS3 2025–2027 Interreg IPA ADRION Forcim i strategjive të specializimit inteligjent (S3) në nivel rajonal. Partner Aplikuar · €120,000
SolarShade 2025–2027 Interreg IPA ADRION Sisteme diellore hijesimi në hapësirat publike, shkolla dhe parking — reduktim nxehtësie urbane. Partner Aplikuar · €260,000
Youth Voices / Këshilli Rinor Gramsh 2025–2026 CERV Town Twinning Fuqizim i të rinjve të Gramshit në vendimmarrje nëpërmjet Këshillit Rinor. Partner ✓ Fitues
WiFi4WB (EU4Digital / GIZ) 2025 – në vazhdim EU / BMZ nëpërmjet GIZ WiFi publik falas në bashkitë e Ballkanit Perëndimor — lidhshmëri dixhitale. Bashki Përfituese ✓ Fituar & Zbatuar
Legjendë: Fituar & ZbatuarFituesAplikuar

Bazë ligjore: Rregullorja IPA III (EU) 2021/1529 · CERV Rregullorja (EU) 2021/692 · Interreg IPA ADRION 2021–2027 · VKM 481/2018 “Koordinimi i ndihmës së huaj”

Njoftime

Thirrje për aplikim — CERV 2026 / ADRION 2025

Bashkia Gramsh fton organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet partnere të shprehin interes për bashkëpunim në projektet e ardhshme europiane.

Maj 2026

WiFi publik falas i aktivizuar — EU4Digital / GIZ

Programi WiFi4WB është aktivizuar. Qytetarët mund të lidhen falas në pikat e WiFi-t publik të instaluara në qendrat kryesore të qytetit.

2025

Youth Voices / Këshilli Rinor Gramsh — Projekt Fitues CERV

Bashkia Gramsh ka fituar projektin CERV Town Twinning “Youth Voices” për fuqizimin e të rinjve në vendimmarrje.

2025

EU Corner Gramsh — Aktivizuar

Këndi i BE-së në Bashkinë Gramsh është i hapur për qytetarët. Vizitoni zyrat tona për informacion mbi fondet dhe programet europiane.

2021 – në vazhdim

Bazë ligjore: Ligji Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” · VKM 481/2018 “Koordinimi i ndihmës së huaj”

Këshilli Vendor Rinor — Gramsh

Këshilli Vendor Rinor në Bashkinë Gramsh ka një rol të jashtëzakonshëm në angazhimin dhe fuqizimin e të rinjve. Këshilli kryesohet nga Kryetari i Bashkisë dhe përbëhet nga të rinj anëtarë të bordit drejtues. Gjithashtu, ky këshill ka rreth 100 anëtarë të tjerë në grupin e tij të rinor. Këshilli ka një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e qytetit dhe përfshirjen e të rinjve në proceset vendimmarrëse.

  • Pjesëmarrja në konsultime publike: Këshilli Rinor është i përfshirë çdo vit në konsultimet publike për hartimin e projekt-buxhetit të Bashkisë Gramsh, duke kontribuar në përcaktimin e prioriteteve që kanë të bëjnë me zhvillimin e rinisë.
  • Përfshirja e zërit rinor në buxhet: Këshilli Rinor ka siguruar përfshirjen e një zëri rinor të veçantë në buxhetin e Bashkisë, duke mundësuar një fond specifik çdo vit për aktivitete dhe projekte rinore.
  • Takimet me Kryetarin e Bashkisë: Këshilli Rinor organizon takime dhe tryeza të rrumbullakëta ku diskutohen projekte dhe nisma që synojnë përmirësimin e kushteve për të rinjtë dhe zhvillimin e qytetit.
  • Vullnetarizmi dhe solidariteti: Të rinjtë angazhohen në organizimin e ngjarjeve për fëmijët, ndihmën për të moshuarit dhe aktiviteteve që promovojnë bashkëpunimin e solidaritetin në komunitet.
  • Aktivitete kulturore dhe artistike: Organizim i ekspozitave të artit, performancave teatrale, koncerteve dhe festivaleve muzikore, duke krijuar mundësi për rininë e Gramshit të angazhohet në kulturë dhe art.
Këshilli Vendor Rinor është hapësira ku idetë dhe energjia jote bëhen zë dhe veprim për komunitetin. Ky këshill funksionon mbi bazat e Ligjit nr. 75/2019 “Për rininë”, i cili i jep të drejtë çdo të riu të jetë pjesë aktive e vendimmarrjes dhe zhvillimit në nivel lokal. Nëse je gati të bësh ndryshimin, ky është shansi yt!

Bazë ligjore: Ligji Nr. 75/2019 “Për rininë” · Ligji Nr. 139/2015 Neni 23 · Strategjia Kombëtare për Rininë 2022–2029

Aktivitete

📆

Aktivitetet e ardhshme dhe të kaluara do të publikohen këtu.

Seminare, konferenca, forume qytetare, vizita studimore dhe ngjarje ndërkombëtare të organizuara nga Bashkia Gramsh.

Kontakti: bashkia.gramsh@bashkiagramsh.gov.al

Bazë ligjore: Ligji Nr. 139/2015 Neni 23 “Konsultimi publik” · Ligji Nr. 75/2019 “Për rininë”

Migracion dhe Diaspora

Misioni i Zyrës: Të sigurojë një administrim të drejtë, të ligjshëm dhe efikas të lëvizjes së qytetarëve, të monitorojë dhe mbështesë proceset e migracionit të brendshëm dhe të jashtëm. Bashkia Gramsh synon ta trajtojë migracionin jo si humbje, por si potencial strategjik zhvillimi.

Vizioni: Ndërtimi i një sistemi transparent, të qëndrueshëm dhe mikpritës për administrimin e çështjeve të migracionit, duke forcuar lidhjet me diasporën gramshjote kudo ku ajo ndodhet.

Migracion & Riintegrim

  • Informim dhe Këshillim
  • Asistencë për të Kthyerit
  • Ndërlidhje Institucionale
  • Fushata kundër migracionit të parregullt

Diaspora & Zhvillimi Ekonomik

  • Komunikim me komunitetin emigrant
  • Nxitja e investimeve lokale
  • Ruajtja e identitetit kulturor
  • Partneritete strategjike

Shërbime Administrative

  • Trajtim kërkesash dhe ankesash
  • Asistencë Dixhitale (e-Albania)
  • Orientim Ligjor

📋

Formular Regjistrimi — Migrantë dhe Diaspora

Plotëso formularin dhe dërgoje fizikisht ose me email pranë Zyrës së Migracionit dhe Diasporës.

⬇ Shkarko

Kontakti i Zyrës
📍 Sheshi “Kamber Dërmyshi”, Bul. “10 Korriku”, Gramsh
📧 bashkia.gramsh@bashkiagramsh.gov.al
🌐 www.bashkiagramsh.gov.al

Bazë ligjore: Ligji Nr. 38/2019 (Shtesa në L.139/2015 Neni 29/1) · Ligji Nr. 108/2013 “Për të Huajt” · Ligji Nr. 9668/2006 “Emigrimi i Shtetasve Shqiptarë”

Të tjera

Dokumenta, raporte dhe informacione shtesë të lidhura me veprimtarinë e Drejtorisë së Integrimit në BE, Projekteve të Huaja dhe Zhvillimit Ekonomik.

  • Strategjia e Integrimit Europian 2022–2026 (Niveli Vendor)
  • Raporte vjetore të projekteve të financuara nga BE
  • Portal i Granteve BE — ec.europa.eu ↗
  • ESF Albania ↗
  • Udhëzime për bashkëpunim dhe partneritet me Bashkinë Gramsh
  • Kontakte të bashkive partnere dhe organizatave ndërkombëtare

Bazë ligjore: Ligji Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” · PSI Direktiva 2019/1024/EU · VKM 481/2018

Share and Enjoy !

Shares