Situata e te pastrehëve.

Numri total i aplikimeve për strehim social per strehim ne njesine tone vendore eshte 410 megjithese ka akoma te pastrehe qe nuk kane aplikuar per nje banese. Ne kemi evidentuar rreth 54 te pastrehe qe ende nuk kane paraqitur nje kerekese per strehim.

Kategorite  qe kane  aplikuar  per nje banese :

  1. Gratë kryefamiljare: 2
  2. Familjet me një prind: 4
  3. Familjet me shumë fëmijë: 17
  4. Të moshuarit: 16
  5. Personat me aftësi të kufizuara(PAK): 27
  6. Çiftet e reja: 0
  7. Familjet që kanë ndryshuar vendbanim: 4
  8. Jetimët: 0
  9. Emigrantët e rikthyer: 2
  10. Punëtorët emigrant: 0
  11. Azil –kërkuesit: 0
  12. Familjet e policëve të rënë në detyrë: 0
  13. Viktima të dhunës në familje: 0
  14. Familje Rome:1
  15. Familjet Egjiptiane: 53
  16. Përfituesit e ndihmës ekonomike: 181
  17. Grupe të tjera(specifiko): 0
  18. Asnjë grup: 0
  19. Nuk di: 0
  20. Deri tani 12 familje kanë përfituar strehim duke marrë kredi me interes të ulët në masën 3%. Kjo ka filluar nga viti 2010 deri në vitin 2013. Sipas  viteve kanë lidhur kontrata  dhe janë paraqitur pranë BKT-së si me poshte:
  • Në vitin 2010 janë 2 familje
  • Në vitin 20111 janë 4 familje
  • Në vitin 2013 janë 3 familje
  • Në vitin 2013 janë 3 familje

Sikurse dihet këto u ndërprenë dhe pas kësaj periudhe e deri tani nuk kemi. Në total për Bashkinë Gramsh janë programuar 78  kredi për blerje banesa në tregun e lirë,nga të cilët janë lidhur 12 kontrata dhe mbeten edhe 66  të tilla në rast se do të vazhdoje ky program.

Pesë problemet kryesore që hasim në sigurimin e strehimit në njësinë tone vendore.

  1. Mungesa e fondeve për ndërtimin  e banesave për të pastrehët mendojmë se është problemi më kryesor
  2. Bashkia nuk ka ambiente të tjera të cilat mund ti kthejë në fond banese e të përdoren për strehim.
  3. Mungesa e të ardhurave të mjaftueshme për familjet të cilat kërkojnë të aplikojnë për kredi me interes të ulët.Sikurse dihet për të marrë 1+1,2+1,3+1 familjes u kërkohet të kenë një sasi të ardhurash mujore,ku theksojmë se shumica e tyre që kanë aplikuar nuk kanë fare të ardhura ose janë në nivele shumë të ulëta,të cilat nuk pranohen nga Banka kur kërkohet lidhja e kontratës.
  4. Ka shumë familje të cilat mendojnë se kur lidhet kontrata për blerje banese në treg,u kërkohet dhe nuk u lejohet që edhe pas kalimit të një periudhe të caktuar kohore,kur familja ka mundësi të shlyejë kredinë për pjesën e mbetur të kontratës,nga entet nuk lejohet asnjë ndryshim,pra do të respektohet kontrata mbi 20 vjet. Kjo e bën qytetarin (për atë që ka mundësi të paguajë)të pavnedosur dhe largohet nga aplikimi i këtyre programeve.