Njoftim

Ditën e Hënë, datë 11 Dhjetor 2017, në ambjentet e sallës së Këshillit Bashkiak, në orën 11:00, bashkia Gramsh fton të gjithë subjektet e biznesit të vogël dhe juridik, në takimin që organizohet për taksat dhe tarifat vendore për vitin 2018. Janë të mirëpritur të gjitha subjektet e interesuara të bashkëpunojnë me ne, për të realizuar sa më mirë dhe në përputhje me interesat tuaja, detyrat tona si pushtet vendor.

Ju mirëpresim!

 

Bashkia Gramsh