Njoftim

Ditën e Premte, datë 22.12.2017, ora 10.00, në sallën e “Mbledhjeve të Këshillit të Bashkisë”, Këshilli i Bashkisë zhvillon seancën këshillimore me të gjitha grupet e interesit, specialistët, institucionet e interesuara si edhe komisionin e financës  dhe pasurive vendore, për diskutimin dhe miratimin e Buxhetit për vitin 2018, organikën e bashkisë dhe nivelin e pagave dhe shpërblimeve të punonjësve të zgjedhur ose emëruar, në zbatim të ligjit nr 139, datë 17.12.2015, neni 54 shkronja “dh” dhe “ç” dhe neni 54.

Ju ftojmë të merrni pjesë!

Me respekt,

Shkëlqim HOXHA

Kryetari i Këshillit Bashkiak Gramsh