Të nderuar bashkëqytetar, mirësevini në portalin e Bashkisë Gramsh.

Ky portal do të shërbejë për të njohur aktivitetin dhe veprimtarinë e Bashkisë në shërbim të komunitetit të saj.

Në këtë portal do të dëgjohet zëri juaj për vendimet e rëndësishme që na përkasin të gjithëve. Mendimet e komunitetit do të jenë në qendër të vendimarrjes në politikat social-kulturore dhe ekonomike.

Në këtë portal, Ju do të gjeni informacionin e duhur për investimet, projektet dhe veprimtaritë social-kulturore, do të keni akses në informacione të ndryshme lidhur me shërbimet e ofruara për komunitetin.

Unë besoj te Ju, unë besoj te zhvillimi i Gramshit.

Gramshi është një park i rëndësishëm energjitik rajonal, një nyje kalimi midis rajonit juglindor dhe atij qëndror, një pikë atraktive turistike malore, liqenore dhe një zonë me zhvillim ekonomik bujqësor dhe blektoral.

Lumturohem kur gjërat shkojnë mbarë dhe ndjehem keq kur punët nuk ecin mirë, kur ka ende mungesë të infrastrukturës rrugore, kur ka ende papunësi, kur ka ende mangësi të tregjeve në qytet dhe fshatra, kur ka ende toka të pambjella për pamundësi, neglizhencë etj.

Të vazhdojmë të ndërtojmë dhe të nxjerrim në pah të gjitha vlerat e Gramshit tonë.

Këtë do ta bëjmë të gjithë së bashku.