• May 28, 2017
  • 12:00 am

Bashkia po organizon një festë të madhe në Qytetin e Gramshit në fundjavën e 26-28 Majit, 2017.
Me kënaqësi Ju ftojmë të bëheni pjesë e nismës #EjaNeGramsh për promovimin e Gramshit si Destinacion Turistik. Oferta e larmishme turistike e Gramshit ende të pazbuluar, ku spikasin Ujëvara e Sotirës, Kanioni i Holtës, Shpella e Kabashit, Liqeni i Dushkut, Grabova, Liqeni i Zi, Kanioni i Sinecit, Kalaja e Kodrionit dhe e Tëvolit, dhe Rovie e Kukurit, përmes rrugës së re dhe lidhjes më të mirë me qendrat e mëdha urbane, e sjell Gramshin më pranë turistëve. Ne mendojmë që kjo do të kishte përfitime të drejtpërdrejta në aktivitetin Tuaj ekonomik e social.