Misioni i kesaj agjensie eshte: mirembajtja dhe zhvillimi i aseteve te Bashkise si dhe permiresimi i cilesise se sherbimeve publike ndaj qytetareve dhe komunitetit. Per realizimin e objektivave e strategjise sektoriale eshte nen kontrollin e Drejtorise se Sherbimeve Publike e Emergjencave, bashkevepron me te dhe me sektorin e Finanaces, sektorin e Menaxhimit te Aseteve Vendore e te Privatizimit, sektorin e Planifikimit te Territorit dhe ate Social-Kulturor ne Bashki. Realizon investime sipas programeve te zhvillimit te miratuara me VKB.

Studion vendosjen e normativave, i miraton ato sipas rregullave ne fuqi dhe ndjek harxhimin sipas normativave te Ujit te Pijshem, Energjise Elektrike nga cdo institucion e objekt i Bashkise, ne total dhe vec e vec. Realizon furnizimin me baze material te objekteve shkollore si dhe konviktit dhe cerdheve ne varesi te Bashkise. Realizon sipas legjistlacionit ne fuqi ne magazine  e nderrmarrjes/sektorit te Sherbimit Komunal, magazinimin e mallrave dhe materialeve qe i nenshtrohen sekuestros. Magazinon dhe shperndan sipas rregullave ne fuqi dhe plan-shperndarjes se miratuar nga struktura perkatese ne Institucion: Mallra dhe   materiale te dhena nga sponsor te ndryshem apo nga fondacione per familje ne nevoje ne komunitet. Si pjese perberse e strukturave te ngritura per Emergjencat Civile, magazinonne magazine e nderrmarjes/sektorit mallrat po materialet qe i nenshtrohen procesit te emergjencave civile, programon dhe pastron e miremban shtratin e lumit Devoll, brenda juridiksionit te Bashkise Gramsh. Pergjegjesi i ketij sektori pergatit e parashtron para drejtorise dhe Titullarit te Institucionit vizionin qytetar per nje ndikim sa me efikas ne shtimin e games se sherbimeve komunitare dhe permiresimin e cilesise se sherbimeve e standarteve jetesore ne komunitet. Realizon sherbime te drejtperdrejta ne mirembajtjen, ruajtjen dhe funksionimin normal te infrastructures/aseteve sipas burimeve financiare,materiale, njerezore ne rritje per mireadministrimin e :

  • Miremban territorin prone bashkie brenda vijes se verdhe te qytetit
  • Miremban objektet prone bashkie ne juridiksionin e saj
  • Administron dhe miremban rruget,trotuaret dhe sheshet
  • Administron dhe miremban lulishtet dhe siperfaqet e gjelberuara,(pervec objektit te kontrates se sipermarrjes te Bashkise per sektorin e Gjelberimit)
  • Administron dhe miremban kolektorin e ujrave te zeza te qytetit
  • Administron dhe miremban kanalin prites te ujrave te bardha te qytetit
  • Administron dhe miremban ndricimin rrugor publik te qytetit
  • Administron dhe miremban varrezat publike dhe deshmoreve gjelberuara (pervec objektit te kontrates se sipermarrjes te Bashkise me keto dy objekte)
  • Administron dhe miremban dekorin e qytetit gjelberuara (pervec objektit te kontrates me sipermarrje te Bashkise me sektorin e Dekorit)
  • Administron dhe miremban sinjalistiken rrugore ne juridiksion
  • Miremban parkingjet publike ne juridiksionin e Bashkise
  • Administron dhe miremban burimet ujore natyrale te qytetit si aset me vlera te vecanata
  • Administron dhe miremban ne gjendje te paster higjenike vendstrehimet e qytetit
  • Miremban tregjet publik dhe parqet periferik e qytetit
  • Mirembajtja e kater perrenjeve ne territorin e qytetit (kisha e krishtere, agjensia, konvikti, dhe ish-SMT-ja)

Mundesimi permes fondeve per krijimin e nje mjedisi(polygon ndertimi) per prodhimin e elementeve per infrastrukturen urbane si : prodhim tombinash me diameter te ndryshem, kapak pusetash, zgara hekuri etj. Mbetet vizion e pergjegjesi e kesaj agjensie/sektori : menaxhimi efikas i burimeve financiare e njerezore te vena ne dispozicion per nivelet perkatese te qeverisjes vendore per rritjen e games se sherbimeve dhe efektit social, duke synuar mbulimin e plote te infrastruktures urbane, permiresimin e cilesise se sherbimeve dhe per te mundesuar jo vetem punime rikonstruksionuese te infrastrukrures, por edhe realizim objektesh publike te nivelit mesatrar e me kosto te ulet.