Organizim perfekt i festës Natyra-Fest në fundjavën e 26-28 Maj-it në rrethin e Gramshit. Qindra turiste vizituan Gramshin dhe disa nga bukuritë natyrore të tij. Ndër ihtinerarët më të vizituar ishin: Ujvara e Sotirës, Kanionet e Holtës, fshati Grabovë etj.

Panairi i produkteve ushqimore dhe artizanale vendase, i shtuan më shumë vlerë dhe ngjyra eventit dhe qytetit të Gramshit. Për të mos lënë mbrapa edhe festivalin folklorik me pjesmarrje edhe të grupeve folklorike të qyteteve përreth, i cili i dha kuptimin e plotë të gjithë eventit. Edhe ajo që e mbylli më së miri eventin: Party në natyrë buzë liqenit për të rinjtë. 🙂

Kjo feste do kthehet në një traditë të përvitshme për qytetin tonë. Mirëpresim të gjithë ata që nuk mundën të vinin dot këtë vit, sigurisht edhe ata që erdhën, pasi cdo herë Gramshi të ofron mundësi dhe eksperienca të paharrueshme.

There are no comments yet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>