Vënd i lirë pune në Shërbimin e MZSH-së (sektori për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi), Bashkia Gramsh

Shkarko dokumentin e plote: Shpallje MZSH

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Për pranimin në Shërbimin e MZSH-së (sektori për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi), Bashkia Gramsh

KREU I-Pranimi në Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi

Në zbatim të Ligjit nr.152/2015, datë 21.12.2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi” Kreu III, neni 14/1 “pranimi në nivelin bazë të shërbimit të MZSH-së” dhe neni 15; Vendimit të Këshillit Bashkiak nr.73 dhe nr.74, datë 28.12.2016; Vendimit të Kryetarit të Bashkisë nr.8, datë 30.01.2017; Shkresës nr.675, datë 31.01.2017 “Mbi përzgjedhjen e aplikantëve për punonjës të shërbimit të MZSH-së për nivelin bazë”, Bashkia Gramsh njofton se në Sektorin e MZSH-së ka 4(katër) vende të lira pune në nivelin bazë të këtij shërbimi në pozicionet e mëposhtme:
1. Zjarrfikës

KREU II-Përshkrimi i përgjithshëm i vendit të punës.

Shërbimi i MZSH-së është një strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme, misioni i të cilës është inspektimi, parandalimi me masat e mbrojtjës nga zjarri, ndërhyrja për shurjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjës së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidenteve të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkatuara nga dora e njeriut. Zjarrfikësi është personi i emëruar në strukturat e shërbimit të MZSH-së, i trajnuar profesionalisht për të ndërhyrë në shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës së njeriut, të gjës së gjallë dhe pronës. Duhet të njoh dhe te zbatoje orarin e veprimeve, të dije pozicionin në shërbim dhe detyrat e tij funksionale, të jetë në cdo kohë në gadishmëri të lartë për të vepruar në zgjidhjen e situatave që ndodhin, të njoh dhe të zbatojë rregullat e brendshme në stacion dhe të sigurojë paprekshmërinë dhe abuzimin e mjediseve, teknikës, paisjeve etj, të mbajë pastër të gjitha ambjentet që disponon stacioni, të jetë i sjellshëm në komunikim me qytetarët që kërkojnë ndihmë, me kolegët duke pasqyruar një figurë qytetare dhe humane.
Kërkesa të Përgjithshme për pranimin:
1. Të jetë shtetas shqipëtar
2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
3. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë për të kryer detyra me rrezik të shtuar
4. Të mos jetë i përjashtuar nga shërbimi zjarrfikës, Policia e Shtetit apo nga institucione të tjera
5. Të ketë mbaruar arsimin e mesëm
6. Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale me dashje
7. Të jetë nën moshën 30 (tridhjetë) vjeç;
8. Të jetë i gjatë, jo më pak se 1.70
9. Të ketë përfunduar testimin fiziko-profesional dhe kursin përkatës pranë Akademisë së Sigurisë osë në qëndra të trajnimit zjarrfikës

KREU III-Dorëzimi i dokumenteve, kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Zyrën e Protokoll-

Arkivës –Sektori Menaxhimit Burimeve Njerëzore, Bashkia Gramsh këto dokumenta:
1. Kërkesë me shkrim drejtuar institucionit të Bashkisë (sektorit të shërbimit të MZSH-së)
2. Fotokopje e ID (kartë identiteti);
3. Çertifikatë familjare;
4. Një kopje të jetëshkrimit( CV);
5. Një numër kontakti (e-mail) si dhe adresën e plotë të vendbanimit;
6. Diplomë të njësuar me origjinalin të arsimit të mesëm(minimalisht);
7. Listë notash të njësuar me origjinalin;
8. Raport mjeko-ligjor nga autoriteti kompetent, që vërteton “gjëndje të mirë shëndetsore dhe i/e aftë fizikisht për të kyer detyra me rrezik të shtuar”;
9. Referencë me karakteristika specifike nga punëdhënësi i fundit ( nëse ka);
10. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, si dhe nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
11. Fotokopje të librezës së punës e njësuar me origjinalin (nëse ka);
12. Çertifikata, trajnime profesionale, në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin (nëse ka);
13. Formulari i aplikimit (plotësimi i të cilit bëhet pranë zyrës së menaxhimit të burimeve njerëzore, Bashkia Gramsh);

Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga kandidati deri në datën 24.02.2017
Në datën 01.03.2017, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin (në faqen zyrtare të Bashkise dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet e pergjithshme dhe kriteret e aplikimit, të kërkuara më sipër.
Kandidatët që nuk kualifikohen do të njoftohen individualisht (me e-mail) për shkaqet e moskualifikimit më date 01.03.2017.
Ankesat nga kandidatët paraqiten në njësinë përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.
Konkurimi: provimi me shkrim do të bëhen në datën 6.03.2017, në mjediset e Bashkisë Gramsh-Salla e Mbledhjeve, në orën 11-00.
Testi i aftësive fizike: i cili përmban, vrapim, peshën/gjatësi dhe testet e muskujve, dhe intervista me gojë do të zhvillohet 10.03.2017
Fusha kryesore mbi të cilën bazohet konkurimi
Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
Ligjin nr.139/2015, date 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”;
Ligji nr.152, datë 21.12.2015 ‘Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”;

Kandidatët do të vlerësohen nga “Komisioni i Brendshëm”, i ngritur pranë Bashkise Gramsh. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 (dyzetë) pikë për testimin me shkrim, 20 (njëzetë) pikë për intervistën me gojë dhe 40 (dyzetë) pikë për testin fizik.
Lista përfundimtare e kandidatëve të përzgjedhur fitues: do të shpallet sipas rendit zbritës në datën 13.03.2017.
Njoftimi do të bëhet: në faqen zyrtare të Bashkisë dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 13.03.2017.
Ankesat nga kandidatët paraqiten në njësinë përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.
Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 0696246155 ose në adresën: Bashkia Gramsh,Sheshi “Kamber Dermyshi” Bulevardi”10 Korriku”.
Shpallja është e hapur për të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret e përgjithshme të sipërcituara.
Kandidatë fitues do të shpallen 4(katër) prej aplikantëve të renditur me pikët më të larta.

There are no comments yet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>